LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nga programi IPARD 2 në dispozicion 9.2 milionë euro, aplikimi prej sot deri më 14 prill

Maqedoni, nga programi IPARD 2 në dispozicion 9.2 milionë euro, aplikimi prej sot deri më 14 prill

Të gjithë bujqit të cilët dëshirojnë t’i modernizojnë fermat prej sot e deri më 14 prill 2020, do të mund të aplikojnë për marrjen e mbështetjes financiare përmes Programit IPARD 2.

Bëhet fjalë, siç kumtojnë nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, për masën “Investime në mjete materiale të ekonomive bujqësore” nga Programi IPARD 2. Mbështetja e përgjithshme financiare në kuadër të kësaj thirrje publike është 9.216.693 euro apo 568.147.394 denarë.


Kjo thirrje, sqarojnë nga Agjencia, u mundëson ekonomive bujqësore spektër gjerë të investimeve në bujqësinë primare dhe prodhimin ekonomik, përfshirë edhe ndërhyrjet infrastrukturore.

Mjetet financiare me kërkesa të mëvetësishme ndahen si grant i pakthyeshëm në shumë prej 60 për qind të vlerës së shpenzimeve të pranueshme të investimeve për këtë masë. Përqindja rritet deri në 65 për qind për investime në ekonomitë bujqësore të propozuar nga bujqit e rinj (persona fizikë të moshës prej 18 vjeç deri në 40 vjeç në ditën e shtrimit të kërkesës për mbështetje financiare) dhe 70 për qind investime në ekonomitë bujqësore në zonat malore.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori