LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nga java e ardhshme fillon dorëzimi i kërkesave të reja për të drejtat e reja në reformën sociale

Maqedoni, nga java e ardhshme fillon dorëzimi i kërkesave të reja për të drejtat e reja në reformën sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot në konferencë për shtyp ju bëri thirrje të gjithë personave të cilët janë në rrezik social, nga dita e mërkurë të paraqiten tek qendrat kompetente për punë sociale që të mund t’i marrin shtesat e parapara me reformën sociale. Pagesa e të drejtave sociale, sipas ligjeve të reja, fillon muajin e ardhshëm, ndërsa ndihma rritet për rreth 300 për qind.

Thirrja ka të bëjë për të gjithë ata që kanë marrë ndihmë sociale, amvisëritë me fëmijë që janë me një pagë minimale, prindër të papunësuar që kanë mbajtur fëmijë me nevoja të veçanta dhe janë të moshës 62 vjeçare, respektivisht 64 për burrat si dhe personat që nuk kanë realizuar të drejtën e pensionit për shkak se nuk kanë pasur stazh pune, duke përfshirë këtu edhe personat pa asnjë ditë pune, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Jam e lumtur që fillojmë me reformën sociale ku rreth 30.000 amvisërive do t’u ndihmojmë që t’ia dalin me varfërinë. I avancojmë të drejtat e personave me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre dhe punojmë në uljen e varfërisë së fëmijëve me rishpërndarje më të barabartë të mjeteve. Me këtë reformë në mënyrë të plotë kthejmë shoqërinë, garantojmë jetë të dinjitetshme për kategoritë më të rrezikuara dhe aktivizim të tregut të punës për personat e aftë për punë. Qëllimi përfundimtar i ynë është secili ato është secili prej tyre të gjejë punë, për shkak se vetëm me punësim dilet nga varfëria”, deklaroi Carovska.

Ministrja theksoi se me reformën sociale, familja katëranëtarëshe me dy fëmijë në shkollë do të marrin pagesë mujore prej 10.600 denarë. Kjo është një paketë familjare që përfshin të drejtat për të ardhurat minimale të garantuara, pagesën e fëmijëve dhe të arsimit dhe ndihmën për energji.

Me reformën e re, për herë të parë në shtet ka siguri sociale për personat e varfër. Pagesa mujore është 6.000 denarë, dhe pritet ta shfrytëzojnë rreth 6.000 persona që nuk e kanë realizuar të drejtën e pensionit.

Për amvisëritë kur burri dhe gruaja nuk i plotësojnë kushtet sigurinë sociale, pagesën do ta përdor vetëm një anëtar për shkak se bëhet fjalë për masë sociale, dhe jo të drejtë lidhur me sistemin pensional.

“Vendosim pagesë të përhershme për prindin, që është kujdesur për fëmijën me nevoja të veçanta deri në moshën 26 vjeçare pa e dërguar në institucion. Të drejtë pagese kanë prindërit që janë të papunësuar dhe që nuk përdorin të drejtën e pensionit. Shtesën do të mund shfrytëzojë pas mbushjes së moshës 62 vjeçare për gratë, respektivisht 64 për burrat”, thonë nga MPPS./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori