LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Nëse s’keni mjaftueshëm ngrohje, paraqiteni rastin, ja ku duhet të lajmëroheni

Maqedoni: Nëse s’keni mjaftueshëm ngrohje, paraqiteni rastin, ja ku duhet të lajmëroheni

50 ditë nga fillimi i sezonit të ngrohjes, gjithnjë e më shumë qytetarë po ankohen se radiatorët nuk janë të nxehtë aq sa duhet dhe se shtëpitë e tyre janë të ftohta. Thonë se janë të pakënaqur nga furnizimi i energjisë termike, pasi, siç ankohen, shpeshherë ndodh që gjatë ditës t’u reduktohet ngrohja ose të mos kenë fare. Shtojnë se duhet të gjejnë mjete alternative për t’u ngrohur, sepse kanë fëmijë të vegjël dhe persona të moshuar dhe të sëmurë. Nga Elektranat e RMV-së, kompani kjo e cila nga ky vit mori përsipër menaxhimin me ngrohjen në Shkup, thonë se qytetarët mund të denoncojnë në numrat e telefonit: 02 3076-200 dhe 075 400 – 100. Prej atje shtojnë se nuk bëhet fjalë për furnizim të dobët të energjisë termike, por për ndonjë defekt.

“Vazhdimisht i marrim ankesat për cilësinë e ngrohjes dhe i procedojmë. Edhe një herë i inkurajoj konsumatorët tanë që t’i dorëzojnë ankesat e tyre për cilësinë e ngrohjes në Qendrën për kujdes të konsumatorëve. Kemi ekipe kujdestare, ato vazhdimisht janë në terren te konsumatorët në banesat e tyre, objektet, stacionet e ngrohjes dhe të gjitha defektet mënjanohen me kohë. Ndoshta bëhet fjalë për ndonjë defekt, sepse duhet të denoncohet tek shërbimet, të kontrollohet dhe të konstatohet”, tha Aleksandra Maroeviq, ndihmës-drejtoreshë për energji termike

Nga EMV-ja, gjithashtu sugjerojnë se qytetarët mund t’i paguajnë faturat e tyre në tre pika në të gjithë qytetin, gjegjësisht – në QTQ menjëherë mbrapa ndërtesës së EMV-së, në Aerodrom dhe Taftalixhe. U bëjnë thirrje qytetarëve t’i plotësojnë formularët e nevojshëm me qëllim që në të ardhmen t’i marrin dhe t’i paguajnë faturat në mënyrë elektronike.


“Konsumatorët tanë kanë në dispozicion katër mënyra për pagesë. Mund t’i paguajnë faturat pa provizion në sportelet e tre pikave, t’i paguajnë në sportelet e të gjitha bankave dhe të Postës së Maqedonisë, t’i përdorin shërbimet e tyre elektronike bankare, përmes formularit PP30 ose shërbimet elektronike bankare që i ofron secila bankë”, pohoi Aleksandra Maroeviq, ndihmës-drejtoreshë për energji termik.

Këto ditë, kryeministri Kovaçevski tha se për nevojat e ngrohtoreve është siguruar gaz për gjithë muajin dhjetor. Njëkohësisht, me nënshkrimin e një marrëveshjeje u zgjidh edhe problemi me Ngrohtoren “Shkup- Veri”, me çka qytetarët e Çairit dhe Butelit do të kenë ngrohje përmes EMV-së, si të gjithë konsumatorët e tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori