Maqedoni: Në buxhetin për vitin 2021 janë realizuar 15,3 për qind më shumë të hyra se në vitin 2020
Në Buxhetin për vitin 2021 është arritur realizim i të hyrave të përgjithshme për 15.3% më shumë krahasuar me vitin 2020, kurse tek shpenzimet kapitale është shënuar rritje e realizimit prej 45.2% krahasuar me vitin 2020. Tejkalim sa i përket planifikimit është shënuar tek të hyrat nga tatimet dhe kontributet për 2% kurse deficiti është realizuar me vlerë prej 38.8 miliardë denarëve ose 5.4% nga PBB që është më i ulët se deficiti i projektuar për vitin 2021 prej 6.5% nga PBB.
“Е përcollëm vitin e kaluar me lëvizje pozitive në ekonomi edhe pse ishte akoma prezent ndikimi nga kriza e shkaktuar nga pandemia me Kovid -19, presioni ndaj çmimeve në bursat botërore që ndjehej edhe në ekonominë tonë, si dhe kriza energjetike”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Sipas tij, masat dhe politikat e përgjithshme që i zbatuam kontribuuan që vitin 2021 ta përfundojmë me rritje ekonomike prej 4.1% e cila është në përputhje me projeksionin për rritjen e PBB-së dhe mundësinë që ajo të tejkalohet.
“Ekonomia në nëntë muajt e parë të vitit 2021 arriti rritje prej 4.6%. Prodhimi industrial në muajin nëntor shënoi rritje prej 4.7%, eksporti në periudhën janar – tetor shënoi rritje prej 22.8%, konsumi final prej 4.5%, në nëntë muajt e parë investimet bruto shënuan rritje reale prej 3.4%, papunësia pësoi rënie në nivelin më të ulët historik prej 15.7%, kurse paga mesatare neto e paguar për muajin tetor shënoi rritje prej 4.5% krahasuar me muajin tetor të vitit paraprak. Këto lëvizje u reflektuan në realizimin e suksesshëm të të hyrave të projektuara në buxhet, kështu që në vitin 2021 kemi tejkalim në realizimin e të hyrave tatimore dhe kontributeve, të cilat përfundimisht me datën 31 dhjetor arritën nivelin prej 102% nga planifikimi me rishikimin e buxhetit në muajin qershor të vitit 2021, kur të njëjtat ishin të reviduara në rritje krahasuar me Buxhetin fillestar, edhe atë të hyrat tatimore për 5%, kurse kontributet për 1.3%”, ka thënë Besimi.
Të hyrat nga tatimet dhe kontributet në vitin 2021 kanë realizim prej 196.309 milionë denarëve, krahasuar me vitin 2020 kanë rritje prej 13.2%. Tek të hyrat tatimore tejkalim më të madh ka tek TVSH-ja prej 7.3% ose është arritur realizim në nivel prej 107.3%, përkatësisht sipas kësaj baze në buxhet kanë hyrë 58.194 milionë denarë. Nga tatimi personal mbi të ardhurat kanë hyrë 20.552 milionë denarë dhe sa i përket planifikimit kemi realizim prej 98.86%, kurse tek tatimi personal mbi të ardhurat ka rritje prej 10.3%.
Shpenzimet e përgjithshme janë realizuar në nivel prej 257.353 milionë denarëve ose 95.87% nga planifikimi dhe shënojnë rritje prej 5.7% krahasuar me vitin 2020. Përveç kësaj, tek investimet kapitale në vitin 2021 shënohet realizim më i lartë për 45.2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Përkatësisht, në vitin 2021 realizimi i investimeve kapitale është në nivel prej 23.4 miliardë denarëve që paraqet realizim prej 79% në raport me mjetet e planifikuara. Është e rëndësishme se investimet e realizuara në vitin 2021 janë në nivelin më të lartë në vlerë absolute.
“Kjo jep optimizëm për realizimin e projekteve të mëdha kapitale të planifikuara në Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike për periudhën 2022-2026, por edhe realizimin e investimeve të planifikuara kapitale në vitin 2022 të cilat janë në nivelin më të lartë historik deri më tani me pjesëmarrje prej 14% në shpenzimet e përgjithshme”, ka shtuar ministri.
Shpenzimet kapitale këtë vit janë projektuar në vlerë prej 38.2 miliardë denarë dhe janë për 28.3% më shumë krahasuar me vitin 2021. Parashihen investime të mëdha publike në sferën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, digjitalizimit, energjetikës si dhe zhvillimit të gjelbër.
Ndër projektet më të rëndësishëm janë ndërtimi i autostradës së Korridorit 8, ndërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 8 dhe Korridorit 10, si dhe infrastrukturës së gazsjellësit në magjistralet Shkup – Tetovë, Gostivar – Kërçovë, Shën Nikollë – Veles, si dhe gazsjellësit interkonektiv me Republikën e Greqisë e të tjera.
Në vitin 2022 vijon përkushtimi ndaj kujdesit për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, rimëkëmbjen ekonomike dhe përshpejtimin e rritjes dhe rritjen e investimeve, duke vazhduar konsolidimin fiskal, financimin e pandërprerë të funksioneve themelore të shtetit si dhe përkrahjen e proceseve reformuese në gjyqësor dhe integrimet euroatlantike.
“Të gjitha politikat për këtë vit do determinohen drejt arritjes së normës së PBB-së e cila do ta tejkalojë nivelin e para krizës së Kovid-it, përkatësisht rritja e PBB-së është projektuar në nivel prej 4.6% , e kryesuar nga rritja e investimeve bruto prej 8.5%, rritja e aktivitetit eksportues prej 8.1%, rritja e konsumit dhe punësimeve me nga 1.3%, që do të rezultojë në rimëkëmbjen e tërësishme të ekonomisë dhe fillimin e periudhës së rritjes së përshpejtuar ekonomike me mbi 5% në nivel vjetor”, ka theksuar ministri i Financave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve