Ministria e arsimit është duke përgaditur një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për arsim fillor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas propozimit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për arsimin fillor, është kryer plotësim i një dispozite të ligjit, respektivisht ofrohet mundësi për kandidatët për drejtorë të konkurojnë me provim të dhënë APTIS - më së paku niveli A2. Për kandidatët fshihet dispozita e detyrimit për dhënien e testit psikologjik dhe testit për integritet.


Qëllimi i zgjidhjeve të propozuara ligjore është përmisimi i kritereve për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore, thuhet në sqarimin e Ministrisë për Arsim.

I njëjti arsyetim vlen edhe për ndryshimin e Ligjit për arsim të mesëm./Telegrafi/

*Foto Ilustrim