LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, myslimanët festojnë festën e Bajramit

Maqedoni, myslimanët festojnë festën e Bajramit

Pas faljes së namazit të Bajramit, qytetarët e besimit islam sot e filluan festën e Fitër Bajramit.


Festa e Fitër Bajramit është ditë jopune për gjithtë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i BFI-së, Shaqir Fetai uroi besimtarët myslimanë.

“Festa e Ramazanit të Bajramit është triumfi i së mirës mbi të keqen, i shpirtërores mbi pasionin dhe emocionet, i moralit mbi imoralitetin, i ndershmërisë mbi mashtrimin, i veprimit mbi neglizhencën, i optimizmit mbi dëshpërimin, i dinjitetit mbi paqëndrueshmërinë, dhe i durimit mbi padurimin”, u shpreh Fetai./Telegrafi/