LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbi 22 përqind e popullatës jetojnë në varfëri

Maqedoni, mbi 22 përqind e popullatës jetojnë në varfëri

22.2 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri. 460 mijë qytetarë mezi sigurojnë qoftë edhe një vakt ditor. Ata jetojnë pothuajse me barkun e zbrazët. Më të prekur nga varfëria janë banorët e zonave më të thella malore dhe atyre rurale. Qytetarët e anketuar nga Alsat ankohen për nivel të ulët të ekonomisë duke theksuar se mungon shtresa e mesme, por gjithnjë e më tepër ka vetëm qytetarë të pasur dhe të varfër.

Për shkak të shifrave alarmante të varfërisë, organizatat humanitare këtë javë zhvillojnë aktivitete të ndryshme për t’iu dalë në ndihmë kësaj kategorie të qytetarëve.


“Është shumë e qëlluar që Kryqi i kuq e organizon javën e solidaritetit për të ndihmuar me theks të posaçëm zonat rurale sepse mund të vërehet se atje ushqimi më vështirë arrin dhe ka familje të cilat pos vullnetarëve të Kryqit të Kuq apo vullnetarëve të organizatave tjera, fatkeqësisht nuk ka se kush i viziton, kushtet në të cilat ata jetojnë janë vërtetë të rënda”, tha Bllazhe Josifovski nga shoqata “Të gjithë të ngopur”.

“Ky është moment që ne e shfrytëzojmë për t’i përkujtuar ata të cilët i sjellin vendimet në shtet se varfëria është diçka që është përditshmëri”, deklaroi Sait Saiti nga Kryqi i Kuq.

Në botë rreth 2 miliardë njerëz janë në prag të varfërisë, ndërsa në varfëri ekstreme jetojnë më shumë se 750 milion persona derisa mbi 800 milion persona tjerë në gjithë botën kanë mungesë të përditshme të ushqimit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori