LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbështetje për dhunën ndaj punëtorëve të shëndetësisë

Maqedoni, mbështetje për dhunën ndaj punëtorëve të shëndetësisë

Sindikata e Qendrës klinike e mbështet protestën, që nën moton “Stop për dhunë ndaj punëtorëve shëndetësorë” është paralajmëruar për nesër në heliodromin e klinikave të Shkupit, në organizim të Asociacionit të specializantëve dhe mjekëve të rinj. Bordi Ekzekutiv i Sindikatës së Qendrës klinike në një kumtesë e ftoi anëtarësinë e tij që masovikisht t’i bashkëngjitet protestës dhe i njoftoi drejtorët e institucioneve publike shëndetësore se Sindikata nesër do ta shfrytëzojnë pauzën prej gjysmë ore prej 11 deri në 11 e 30 minuta që të munden në atë periudhë të përfshihen në protestë.

Siç paralajmërojnë, të punësuar në Ndihmën e Shpejtë, anëtarë të Sindikatës së Qendrës klinike, me fishkëllima do të shprehin mbështetje për protestën.

Nga Sindikata e Qendrës klinike thonë se në tërësi pajtohen me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe se dhuna ndaj mjekëve, infermiereve dhe të punësuarve të tjerë në shëndetësi është recidiv nga e kaluara dhe rezultat i politikave paraprake populiste dhe njëkohësisht vlerësojnë se ai nuk ka bërë asgjë në periudhën e kaluar që ta zgjedhë atë recidiv. “Nëse paraardhësi i tij para pesë viteve, është përballur me pesë raste të sulmeve të mjekëve në vit, ministri Filipçe përballet me 15 raste të sulmeve të mjekëve për nëntë muajt e kaluar të këtij viti”, kumtojnë nga Sindikata e Qendrës klinike dhe plotësojnë se ministri i këtij dikasteri i ka përjashtuar nga pjesëmarrja në debatet për zgjidhjen e problemit me dhunën në shëndetësi.

Më atë veprim, vlerësojnë, i ka lënë të punësuarit në Qendrën klinike pa ndikim në krijimin e politikave të institucioneve adekuate në zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm. Nga debatet gjetja e zgjidhjeve për parandalimin e dhunës, qëndron në kumtesë, e ka hequr edhe Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj, edhe pse është organizator i protestës në të cilën e paralajmëroi praninë e saj dhe tha se do ta kryesojë.

Bordi Ekzekutiv i Qendrës klinike pyet se si mund të bëhet diskriminim i të punësuarve në institucionet publike shëndetësore dhe siç kumtojnë, të parëve tu sigurojë sigurim profesional, ndërsa të tjerëve të ju dëshirojë fat të mirë për shkak të faktit se sipas vlerësimeve të tyre janë me mundësi më të vogël se dikush do t’i sulmojë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori