LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Ligji për pazarxhinjtë shtyhet për 1 vjet? Opozita akuzon për manipulim me qytetarët (Video)

Maqedoni: Ligji për pazarxhinjtë shtyhet për 1 vjet? Opozita akuzon për manipulim me qytetarët (Video)

Pas protestave të pazarxhinjëve, zbatimi i ligjit të ri për tregjet e gjelbra, me shumë gjasa do të prolongohet për një vit. Nga ana e shumicës parlamentare, në Kuvend, parashtruan nismë me të cilën kërkojnë prolongim të zbatimit të këtij ligji. Ligji i ri, mes tjerash, parashihte dhe pagesë të licencave prej 60 eurove, gjë që shkaktoi revoltë te pazarxhinjtë. Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, duke arsyetuar vendimin, tha se me këtë u jepet më shumë hapësirë pazarxhinjëve dhe Qeverisë që të harmonizohen. Sipas tij, nga takimet e deritanishme me tregtarët e tregjeve të gjelbra, është konstatuar se nevojitet prolongim i këtij ligji, deri sa tregtarët të jenë gati.

Nga opozitarja, OBRM-PDUKM, akuzuan se shumica parlamentare nuk dëshiron që të zgjidh problemet, por vetëm i prolongon. Ky ligj i dëmshëm duhet të shfuqizohet e jo të prolongohet, thotë Lupço Dimov, nga OBRM-PDUKM.


“Me ligjin e dëmshëm të LSDM-së, dënimet janë prej 1.500 deri në 2.000 euro dhe nga tregjet e gjelbra largohen pensionistët dhe honorarët. Ligjin që e solli LSDM, në mënyrë të drejtpërdrejtë do të godas më së paku 20 mijë banorë që jetojnë nga shtija në tregjet e gjelbra”, tha Lupço Dimov, OBRM-PDUKM.

Nga LSDM thonë se përmes konstatimeve me pazarxhinjtë do të arrihet deri te zgjidhja e përbashkët, që është e pranueshme për të gjithë. Është e patjetërsueshme që Institucionet, shitësit dhe organizatorët e tregjeve, të ulen në tavolinë të përbashkët, të diskutojnë si të përmirësohet organizimi i punës së tregjeve dhe të arrihet deri te një zgjidhje me të cilën do të mbrohen të gjithë palët e interesuara, tha Kostadin Acevski, nga LSDM-ja.

“Është koha që të zgjidhet ky problem. Mendojmë se me prolongim prej një viti kemi mjaftueshëm hapësirë që të gjithë palët e interesuara të ulen në tavolinë të përbashkët dhe të gjendet zgjedhje reale, që do të jetë ulë ekonominë gri dhe do të mbrojë interesat e të gjithëve”, u shpreh Kostadin Acevski, LSDM.

Ndryshimet parashohin për tre muaj të prolongohet sjellja e akteve nënligjore, ndërsa regjistrimi të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm./Rtv21/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori