LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, kolaps i turizmit dhe hotelierisë në vitin 2020, kompanitë kërkojnë masa të veçanta për shpëtim

Maqedoni, kolaps i turizmit dhe hotelierisë në vitin 2020, kompanitë kërkojnë masa të veçanta për shpëtim

Viti i kaluar 2020 do të përfundojë me mbi 70 për qind rënie të qarkullimit në turizëm dhe hotelieri. Kompanitë kërkojnë masa të veçanta për përkrahje nga shteti që të mbijetojnë dhe t’i mbajnë të punësuarit.

Mbyllja e kufijve në vendet në botë gjatë muajve të kaluara tërësisht i ka ndalur udhëtimet turistike, turistë afaristë pothuaj nuk ka pasur, nuk ka pasur as konferenca, seminare dhe punëtori.


Statistika është e pamëshirshme. Tregon gjithsej 414,824 turistë duke përmbyllur me tetorin e vitit 2020, që është zvogëlim për 60,8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar ose rënie prej 84,2 për qind të numrit të turistëve të huaj. Të ngjashme janë edhe numrat edhe të bujtjet. Nga janari deri në tetor janë realizuar 1.589.009, që është zvogëlim për 47,2 për qind ose rënie për 84,1 për qind te turistët e huaj.

“Duke marrë parasysh se dy muajt e fundit është aktive vala e dytë e restrikcioneve dhe kufizimeve në funksionimin e objekteve hotelierike dhe udhëtimeve, për pritje është që edhe statistika për tremujorin e fundit do të jetë me rënie të madhe pas të gjitha parametrave. Në të vërtetë, viti 2020 është definitivisht vit i dështimit të tërësishëm në këtë veprimtari”, thotë për MIA-n, Daniella Vasilevska Mihajllovska, këshilltare e pavarur në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Rënia në turizëm është edhe më negative dhe më dështuese nëse krahasohet periudha mars – tetor 2020 me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

“Megjithatë, të dhënat nga statistika zyrtare tregojnë se masat qeveritare para së gjithash, në pjesën e dhënies së vauçerve për kategori të caktuar të qytetarëve si përkrahje të sektorit turistik-hotelierik, dhanë rezultat në qendrat turistike në sezonin e verës”, tha Vasilevska Mihalljovska.

Sipas saj, nëse analizohet indeksi i qarkullimit të shërbimeve në tremujorin e dytë dhe të tretë, në pajtim me të dhënat zyrtare statistikore, do të vërehet se te agjencitë turistike ka rënie prej 99 për qind në tremujorin e dytë dhe gati 88 për qind në tremujorin e tretë. Te shërbimet hotelierike, rënie të madhe ka te hotelet dhe objektet e tjera për bujtje prej 88 për qind në tremujorin e dytë, respektivisht 54,3 për qind në tremujorin e tretë. Statistika tregon se qarkullimi në punën e restoranteve dhe objektet tjera për përgatitjen e shujteve dhe shërbimin e ushqimit shënon rënie prej 75 për qind në tremujorin e dytë dhe 29,5 për qind në tremujorin e tretë.

“Turizmi dhe hotelieria janë veprimtari të cilat në afat të shkurtë, shpejtë pas përfundimit të krizës mund të japin rezultate pozitive për ekonominë e përgjithshme të shtetit. Për këtë qëllim, krahas masave intervenuese për përkrahje, nevojiten edhe zgjidhje sistematike për aktivitet më të madh eksportues në këto dy segmente”, tha Vasilevska Mihajllovska.

Kërkesa kyçe e Shoqatës është të vendosen masa speciale dhe ndihmë e njëfishtë pakthyese për kompanitë nga sektori hotelierik dhe turistik, të cilat nuk ishin në mundësi të aplikojnë për masat e deritanishme për rrogë.

“Me katër pakot anti-krizë, u amortizua një pjesë e konsiderueshme e humbjes dhe efekteve negative, por një pjesë e kompanive, para se gjithash, në mjediset urbane, nuk janë përfshirë ndoshta me masën kyçe, sistemin vauçer, i cili i ka dislokuar hotelet e qytetit në qytetet, të cilat nuk janë qendra turistike. Nëse merret parasysh fakti se një pjesë e hotelierëve dhe agjencitë turistike për shkak të mungesës së punës kanë mbetur me numër të zvogëluar të të punësuarve dhe nuk kanë arritur t’i plotësojnë kriteret për marrjen e mjeteve në bazë të kësaj zgjidhje ligjore, më shumë se e qartë është se për këtë sektor nevojiten masa speciale me qëllim të përkrahjes së kompanive për mbajtjen e të punësuarve dhe të stabilitetit të subjekteve afariste. Presim që këto përpjekje të hasin në përkrahje, pasi ndihma do t’u mundësojë ruajtjen e sa më shumë vendeve të punës në këtë periudhë posaçërisht të vështirë që vijon”, sqaron Vasilevska Mihajllovska.

Biznes-sektori bën me dije se përkrahja nga Qeveria nevojitet jo për të fituar, por ekskluzivisht dhe vetëm që kompanitë nga ky sektor të mos falimentojnë, pasi ata edhe tani, në kushte kur pothuaj edhe nuk punojnë dhe kur nuk kanë aktivitet afarist, mbajnë një pjesë të të punësuarve, ndërsa një pjesë tjetër mbetet pa punë. Në këtë mënyrë është sjellur në dyshim pozita e tregut të vendit si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar.

“Ajo që është e sigurt është se sektori turizëm dhe hotelieri shumë shpejtë mund të japë rezultate pozitive pas përfundimit të krizës, me hapjen e kufijve dhe anketave që në korniza botërore bëhen për interesin e njerëzve për udhëtim, por megjithatë fakti se koronavirusi po zgjat, ndërsa vaksinimi është proces i cili nuk do të përfundojë shpejtë, lë hapsirë dhe mundësi që efektet negative të ndjehen edhe një periudhë të caktuar edhe në vitin 2021. Për këtë qëllim nevojitet që ky sektor si posaçërisht i goditur nga pandemia botërore të përkrahet edhe në periudhën që vijon, me qëllim që të mbahet kondicioni i kompanive, të mbahen punëtorët në punë, fushata promotive agresive e destinacionit, përkrahja e PCR testeve për turistet e huaj, e me këtë edhe destinacioni atraktiv i Maqedonisë së Veriut para turistëve të huaj potencial”, konkludon Daniella Vasilevska Mihajllovska, këshilltare e pavarur në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori