LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, javën e ardhshme priten bisedime për ndryshime të mundshme në Qeveri (Video)

Maqedoni, javën e ardhshme priten bisedime për ndryshime të mundshme në Qeveri (Video)

Takimet mes subjekteve politike parlamentare për ndryshimet e mundshme në formacionin qeveritar, ndonëse u paralajmëruan nga vetë kryeministri Zoran Zaev, nuk do të ndodhin as sot. Alsat mëson se bisedimet në fjalë do të fillojnë në fillim të javës që vjen.

“Nuk kam biseduar me askënd për këto kombinatorika, për hyrje dhe dalje nga Qeveria. Nuk dua t’i komentoj qëndrimet e tyre. Po i ndjek deklaratat e partnerëve tonë të koalicionit qeveritarë, të cilët komentojnë por nuk bisedojnë me mandatorin. Kështu që le të pushojnë këtë javë. Gjatë fundjavës do të t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se takimet do të zhvillohen në frymë të zgjerimit të shumicës parlamentare, me të gjithë subjektet dhe deputetët e pavarur që janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës dhe e ndryshimeve të mëdha. Alsat mëson se këto takime do të mbahen pas fundjavës, gjegjësisht ditën e hënën.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët presin që takimi me kryeministrin Zaev të zhvillohet pas fundjavës. Nga partia e Selës vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se do jenë pjesë e qeverisë reformuese dhe se nuk do të bëjnë lëvizje nga shumica parlamentare, së paku deri në arritjen e premtimeve që u dhanë votuesve të tyre gjatë fushatës.

Zërat për largimin e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria u shtuan pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale kur Aleanca e cila është pjesë e ekzekutivit dhe Besa opozitare bënë koalicion zgjedhor. Nga Partia Demokratike Shqiptare gjatë gjithë ditës nuk i janë përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të Alsat-M, nëse do pranojnë ftesën e kryeministrit Zaev për takim dhe nëse janë të gatshëm të participojnë më dy deputetët e tyre në shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori