Sipas të dhënave te fundit të Byrosë së Prokurimit Publik, tekstet e reja për vitet shkollore 2023/24 dhe 2024/25 do të kushtojnë 16.5 milionë euro, krahasim me vitin e kaluar kur për të njëjtin shërbim ku përfshihen përkthimi, shtypja dhe shpërndarja u dhanë 5.5 milionë euro.
Tekstet shkollore do të mbulohen nga dy kompani, Europa 92 dhe Branko Gapon me të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur kontrata për dy vite shkollore më 1 gusht të këtij viti. Kontrata me Europa 92 është për përkthim nga maqedonishtja në gjuhët e komuniteteve ndërsa kontrata e dytë ka të bëjë me shtypjen dhe shpërndarjen e teksteve për dy vite shkollore.
Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, pronarë i kompanisë Europa 92 Koçani e cila u themelua në vitin 1990 është Ratko Dimitrovski, ish zyrtarë i lartë i VMRO-DPMNE. Kjo kompani është e detyrat me ligj që tekstet t’i sigurojë për shkollat nga 1 shtatori, deri më 1 nëntor.
Tenderi i dytë me kompaninë “Ars Studio Tamara”, që ka të bëjë me përkthimin e teksteve shkollore nga maqedonishtja në gjuhët e komuniteteve tjera, ka vlerë prej 5.2 milionë eurosh ku vetëm 3.1 milionë euro janë të destinuara për përkthim nga gjuha maqedonase në atë shqipe ndërsa 1.5 milionë euro për përkthim nga gjuha maqedonase në atë turke. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka siguruar se tekstet shkollore do të dorëzohen deri në fund të shtatorit për të gjitha klasat e arsimit fillor, përkatësisht për klasat e treta dhe të gjashta, të cilave shpërndarja u është vonuar për shkak të kurrikulave të reja në arsim.
“Për klasën e gjashtë kam njoftuar se Komisioni Kombëtar i Teksteve ka mbajtur mbledhje të enjten dhe nesër do të ketë edhe një mbledhje dhe kam informacion pozitiv se do të miratohen edhe tekstet e fundit. Dorëzimi i gjithçkaje për këtë vit do të përfundojë deri në fund të shtatorit”, tha Shaqiri më 11 shtator.
MASH edhe më parë kishte thënë se tekstet shkollore do të dorëzoheshin në afatin e duhur, pra deri më 1 shtator por as pas dy javësh nga fillimi i vitit shkollor nxënësit e klasës së tretë nuk i morën të gjitha tekstet, ndërsa në disa shkolla ka mungesa të librave edhe për klasën e dytë.
Për nxënësit e klasës së gjashtë ende nuk ka miratim për tekstet për gjithsej 10 lëndë mësimore dhe nuk është dorëzuar asnjë dorëshkrim për tekstin e historisë dhe shoqërisë. Teksti i matematikës ishte “në fazat përfundimtare të miratimit”, por do të duhet kohë për t’u përkthyer në gjuhë të tjera, sipas përgjigjes së ministrisë për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ministria e Arsimit dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit arsyen e punës së papërfunduar, pra të teksteve shkollore të papërfunduara, e shohin si procedurë komplekse në shërbimin pedagogjik dhe Komisionin Kombëtar të Teksteve.
“Sipas akteve ligjore dhe nënligjore, aktivitetet në kompetencën tonë për prodhimin e teksteve shkollore, të përafruara me kurrikulën aktuale, kanë filluar dhe kryhen në kohë”, thuhet në përgjigjen e MASH.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?