LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, heshtje në Kuvend dhe Ministrinë e Financave për ligjin e lojrave të fatit

Maqedoni, heshtje në Kuvend dhe Ministrinë e Financave për ligjin e lojrave të fatit

Heshtje nga Kuvendi dhe Ministria e financave pas deklaratës së djeshme të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski se duhet propozim-ligj i ri për lojërat e fatit. Kreu i shtetit kërkoi që të mos shpejtohet me propozim- ndryshimet aktuale kurse sot organet kompetente nuk iu përgjigjen pyetjeve të televizionit Alsat. Propozuesi i ndryshimeve, Ministria e financave, nuk iu përgjigj pyetjeve që janë në kompetencë të tyre. Për momentin nuk dihet nëse ndryshimet e propozuara ligjore do të tërhiqen nga procedura parlamentare, siç kërkoi Pendarovski.


“Para një muaji, në institucionin ligjvënës u dorëzuan ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit, por në vend që debati të bëhet aty ku i takon, pra në Komisionin për financim dhe buxhet, autoritetet vendosën që këto ndryshime të zhvillohen me dinamikë më të shpejtë dhe ndryshimet i dërguan në Komisionin për çështje evropiane, që të jenë me flamur evropian”, raporton Ile Petrevski, gazetar.

Kuvendi informoi se për momentin nuk ka njoftime se ndryshimet e propozuara do të tërhiqen, e as e kundërta, nëse do të jenë në rend dite para deputetëve.

“Për këtë çështje është përgjegjës Arbër Ademi. Ai është kryetar i Komisionit për çështje evropiane. Ai duhet të thërrasë komisionin në të cilin do të bëhen ndryshimet. Por ai aktualisht është në udhëtim zyrtar”, thonë nga Kuvendi.

As Arbër Ademi nuk iu përgjigj telefonatave dhe mesazheve tona. Ndryshe, dje në takimin e Pendarovskit me kolegun e tij austriak Van der Belen, porosit që të mos keqpërdoret përdorimi i flamurit evropian gjatë miratimit të ligjeve kaq të ndjeshme. Sipas presidentit austriak, është e nevojshme që Kuvendi i Maqedonisë të gjejë rrugën e duhur. I ftuari theksoi se zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve evropiane dhe që flamuri i BE-së të mos përdoret për këtë ligj. Pendarovski, nga ana tjetër, propozoi që të organizohen debate publike për këtë temë me qëllim që të arrihet zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët e interesuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori