LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, harxhohen vaksinat kundër gripit

Maqedoni, harxhohen vaksinat kundër gripit

Ka disa javë që ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Interesimi i qytetarëve për vaksinim duket të jetë i madh. Megjithatë, është vërejtur mungesë e vaksinave në disa shtëpi të shëndetit publik, kjo pasi ato që janë dorëzuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), janë të pamjaftueshme, shkruan gazeta KOHA. Këtë e konfirmon edhe ISHP, sipas të cilës, vaksinat për grip në shumë qendra shëndetësore janë harxhuar që në ditët e para, gjithmonë në bazë të sigurimeve shëndetësore.

“Janë shfrytëzuar rreth 9000 vaksina komerciale. Qendrat ishin furnizuar me 28.000 vaksina, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka siguruar edhe 6000 të tjera”, thotë për gazetën KOHA, drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti. Ai shton se është rrit vetëdijesimi i qytetarëve për vaksinim kundër gripit, sepse kontingjenti i parë tashmë ka mbaruar. Memeti tregon se kërkesat e qytetarëve sa i përket vaksinimit është në rritje viteve të fundit. Edhe nga Qendra për vaksinim në Tetovë thonë se nëpërmjet “termini im”, ka patur shumë të interesuar, të cilët edhe kanë pranuar vaksinat kundër gripit.

“Ka pacientë që janë vaksinuar edhe pa pagesë. Në ditë kanë ardhur nga 75 qytetarë”, tregon dr.Suzana Suvashiq, duke shtuar se vaksinat komerciale janë harxhuar tashmë. Në Kumanovë, epidemiologët nga Qendra e Shëndetit Publik thanë se rreth 334 qytetarë morën vaksinat komercial që kushtonin 650 denarë dhe 120 të tjerë kanë pranuar vaksina falas në bazë të sigurimeve shëndetësore.

“Ka interesim të madh. Patëm probleme të vogla teknike me kërkesat e pensionistëve, por tashmë është në rregull. Mjekët amë japin udhëzime dhe i dërgojnë personat që të marrin falas vaksinën”, thotë Jadranka Stamenkovska, udhëheqëse e departamentit për epidemiologji në QSHP-Kumanovë. Megjithatë, jo të gjithë që kanë kërkuar vaksinë, edhe e kanë pranuarë atë. Në Veles, për shembull, vaksinat janë harxhuar që ditët e para, pasi interesimi i qytetarëve ka qenë më i madh se edhe vitet e kaluara. “Po është saktë, u harxhuan vaksinat kundër gripit, ndërsa përmes ‘Termini im’, tashmë presin të rezervohen edhe disa të tjera”, thotë Toni Dimitriev, drejtor i Qendrës për shëndet publik në Veles.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në 10 qendrat për shëndet publik kanë zbatuar në mënyrë të pavarur procedurat e furnizimit publik për 13.100 vaksina, si vitet e kaluara, ndërsa sivjet janë siguruar 41.000 vaksina kundër grupit sezonal, gjegjësisht këtë vit numri i vaksinave është rritur për 45 për qind në krahasim me sezonet e kaluara. Se si është situata reale me vaksinat dhe a ka mjaftueshëm sasi të tyre dhe sa do të zgjasë afati për dhënien e të njëjtave, ministri Venko Filipçe thotë se vaksinat janë harxhuar brenda tre ditëve dhe se po punohet në furnizimin e qendrave të shëndetit publik, aty ku mungojnë.

“Interesimi është shumë i madh, madje 100 për qind e vaksinave komerciale u harxhuan në dy-tre ditët e para. Në këtë moment bëjmë shpërndarje dhe një pjesë të këtyre vaksinave pa pagesë do t’i distribuojmë nëpër Qendrat e Shëndetit Publik. Ndërkohë, po mundohemi të sigurojmë sasi plotësuese të vaksinave, edhe pse është e vështirë sepse kompanitë bëjnë planifikim shumë kohë më herët. Megjithatë, besoj se do t’ia dalim”, thotë Filipçe./koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori