Turizmi në Maqedoninë e Veriut ishte një ndër sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit dhe kur pritej rimëkëmbja e tij pas heqjes së masave kufizuese, ai po përballet me probleme tjera, si mungesa e fuqisë punëtore.
Shumë të rinj që punonin si kamerierë, kuzhinierë e punë të tjera në objektet hoteliere, ose janë larguar nga vendi, ose po merren me punë tjera.
Në sektorin e gastronomisë, në qytetet turistike Strugë dhe Ohër para pandemisë ishin të angazhuar rreth 2,000 persona, por ky numër tani është përgjysmuar për shkak të mbylljes së restoranteve dhe hoteleve gjatë pandemisë, por edhe pagave të ulëta kur ato ishin të hapura në periudha të caktuara.
Një kamerier në këto dy qytete paguhet mes 300 dhe 500 euro në muaj, ndërsa deri në 1000 euro sillet paga e kuzhinierëve.
Ivani, 34-vjeçar nga Shkupi, thotë se ka vendosur të shkojë në Kroaci për të punuar si kamerier, meqë katër muajt e fundit pronari i restorantit ku punonte në Maqedoninë e Veriut, nuk i ka shlyer detyrimet, pagën dhe sigurimin shëndetësor e pensional. Ai thotë se pagat në Kroaci janë shumë më të larta dhe kjo ka bërë që ai të largohet nga vendi.
“Motivimi i largimit tim ishte pjesa financiare që nuk arrita ta marr këtu. Atë që nuk e mora këtu, do ta marr në Kroaci, madje atje do të paguhem edhe më shumë. Procedura e punësimit ishte e shpejtë dhe e lehtë. Punëdhënësit kroatë në një kohë të shkurtër përgatitën të gjitha dokumentet e nevojshme dhe një vizë për të filluar punën atje”, thotë Ivani.
Mungesën e fuqisë punëtore e ndien edhe Erhan Papraniku, menaxher në një hotel në Strugë.
“Problemi me fuqinë punëtore është shumë i madh. Ata që janë akoma këtu, kërkojnë rritje të pagave deri në 50 për qind. Nuk dua të them se kushtëzojnë sepse ata nuk e dinë se nuk kanë fuqi punëtore kështu që ne detyrohemi t’i paguajmë edhe në fillim të sezonit”, thotë Papraniku.
Zdravko Josifovski nga Oda e Pavarur e Hotelerisë paralajmëron se gastronomia mund të mbetet pa punëtorë, andaj kërkon nga shteti masa për ta ndihmuar këtë sektor.
Ai thotë se shumë nga të punësuarit, nga frika e humbjes së vendit të punës, u rikualifikuan dhe ndryshuan profesionin dhe tani që janë hapur kufijtë, shumë prej tyre ndodhen jashtë vendit për punë sezonale.
“Është fakt që sektori i hotelerisë nuk është imun ndaj krizës sikur edhe sektorët e tjerë. Edhe këtu numri i të punësuarve po binte vazhdimisht. Mungesa e fuqisë punëtore ka rritur kërkesat e sektorit të hotelerisë në të gjithë Ballkanin dhe Evropën dhe kjo ka çuar në rritjen e ndjeshme të pagave dhe njerëzit normalisht se kërkojnë zgjidhje më të mirë, apo pagesa më të larta”, thotë Josifovski.
Veç mungesës së fuqisë punëtore, sektori i turizmit po përballet edhe me çmimet e larta, andaj drejtuesit e objekteve hoteliere druajnë nëse kjo do të reflektohet edhe në numrin e turistëve.
“Problem paraqet edhe kriza me çmimet. Një pjesë e qytetarëve në gjithë botën janë goditur nga kriza dhe një pjesë e tyre i kanë anuluar fluturimet qoftë nga frika apo shkaqet ekonomike. Kërkesa jonë është që çmimet të rregullohen që ne të dimë se çfarë të ofrojmë, dhe jo çdo ditë të lëvizin çmimet”, thotë Papraniku.
Në periudhën para pandemisë, apo në vitin 2019, sipas të dhënave të Entit të Statistikës, numri i turistëve të huaj në muajt qershor, korrik dhe gusht sillej në rreth 200 mijë turistë.
Në periudhën e njëjtë të vitit 2020, numri i turistëve kishte zbritur në rreth 80 mijë, ndërsa në rreth 70 mijë në vitin 2021 kur edhe sezoni turistik ishte thuajse jofunksional për shkak të pandemisë.
Numrin më të madh të turistëve të huaj e përbëjnë holandezët, të cilit në vitin 2019 ishin rreth 20 mijë në numër. Holandezët janë ata që edhe këtë vit kanë hapur sezonin turistik me fluturimin e parë që është realizuar të enjten, më 18 maj./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia