LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, fotografimi i fletëvotimit në zgjedhje dënohet me 3 deri në 5 vite burg

Maqedoni, fotografimi i fletëvotimit në zgjedhje dënohet me 3 deri në 5 vite burg

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se 10 persona që janë ndaluar nga policia ditën e zgjedhjeve për shkak se janë kapur duke fotografuar votën, rrezikojnë të dënohen prej 3-5 vite heqje lirie. Shumica e të ndaluarve gravitojnë në Qytetin e Shkupit dhe ndaj të njëjtëve është ngritur akuzë për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Në rrethin parë të zgjedhjeve lokale, nga organet e rendit janë ndaluar 10 persona, për shkak të fotografimit të fletëvotimit në vendvotim. Të gjithë këto raste janë zbardhur dhe kundër këtyre personave është ngritur akuzë për kundërvajtje,“Fotografim të fletëvotimit”- thuhet në kumtesën e Ministris së Brendshme.

Në të shumtën e rasteve “Fotografimi i votës bëhet për t’ia dëshmuar dikujt se për kënd ka votuar” thotë avokati Zvonko Davidoviq i cili shpjegon se edhe për atë që ka fotografuar votën, njëjtë edhe ai që e ka urdhëruar fotografimin, ligji parasheh minimum 3 vite dënim me burg.


“Fotografimi i votës bëhet që të dëshmojë diku dhe të ketë fakte se për kënd ka votuar ose ajo që të dëshmojë se ka mbaruar punën për të cilën e ka obliguar dikush. Ai i cili e fotografon votën, bën vepër penale “Shkelje të privatësisë së votimit” për të cilën masa minimale e dënimit është 3 vite. Nëse vërtetohet se këtë vepër e ka kërkuar ndonjë njeri tjetër, me kërcënim, mashtrim ose çfarëdo qoftë, me qëllim që të votoj për ndonjë njeri të caktuar, ai bën vepër penale “Shkelje e zgjedhjes së lirë të votuesve” për të cilën gjithashtu parashihet dënimi minimal me burg prej 3 vitesh”, tha avokati Zvonko Davidoviq.

Raste të fotografimit të votës janë regjistruar edhe gjatë proceseve të kaluara zgjedhore, të cilat gjithashtu janë sanksionuar me ligj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori