LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, deri në datën 5, përkatësisht deri më 7 qershor, zgjat aplikimi për mbështetje financiare të pagës për muajin maj

Maqedoni, deri në datën 5, përkatësisht deri më 7 qershor, zgjat aplikimi për mbështetje financiare të pagës për muajin maj

Deri në datën 5, përkatësisht deri më 7 qershor, zgjat aplikimi për mbështetje financiare të pagës për muajin maj të
vitit 2020, për subvencionim të 50 për qind të kontributeve dhe për mbështetje financiare të kryerësve të pavarur të veprimtarisë.

“Prej dje deri në datën 7 të këtij muaji punëdhënësit mund të dorëzojnë kërkesë për mbështetje financiare për pagesë të pagës për muajin maj 2020, ndërsa deri më 5 qershor për subvencionim 50 për qind kontribute nga
sigurimi i obliguar social dhe Kërkesë për mbështetje financiare të kryerësve të pavarur të veprimtarisë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.


Në muajin që kaloi DAP kontrolloi dhe përpunoi gjithsej 23.861 kërkesa për mbështetje financiare për pagesë të pagës të më shumë se 120.000 të punësuarve. Një numër i vogël i kërkesave ende janë në procedurë të shqyrtimit dhe përpunimit.

“Vetëm masën e mbështetjes financiare për pagesë të pagave për muajin prill e kanë shfrytëzuar 19.350 kompani, për 127.426 persona të punësuar nga të cilat: 42 kompani të cilat kanë mbi 250 të punësuar (për 26.680 të punësuar), 300 kompani me të punësuar prej 51 deri 250 (për 27.635 të punësuar), si dhe 19.008 kompani me të punësuar prej 1-50 (për 73.111 të punësuar)”, citohet në kumtesë.

Kombinimin e masës së mbështetjes financiare për pagesë të pagës dhe masës së subvencionimit 50 për qind të kontributeve nga sigurimi i obliguar social e kanë shfrytëzuar 1.427 kompani me 10.668 të punësuar nga të cilët 516 nga veprimtaria e transportit, 724 nga hotelieria dhe 187 nga turizmi dhe atë: tre kompani me mbi 250 të punësuar (për 478 të punësuar), 24 kompani me të punësuar prej 51-250 (1.984 të punësuar) dhe 1.400 kompani me numër të
punësuarve prej 1-50 (8.206 të punësuar).

“Vetëm masën e subvencionimit 50 për qind e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social e kanë shfrytëzuar 1.680 kompani, janë përfshirë 12.011 të punësuar dhe atë: tre kompani janë me mbi 250 të punësuar (846 të punësuar), 24 kompani me të punësuar 50-250 (2.082 të punësuar) dhe 1.653 kompani me të punësuar prej një-51 (për 9.083 të punësuar)”, shtohet në kumtesë.

Masa e mbështetjes financiare të personit fizik i cili kryen veprimtari të pavarur është shfrytëzuar nga ana e e 5.187 personave të vetëpunësuar me kërkesa të dorëzuara të kompletuara për Kërkesë për Mjete Financiare (BFS) -Veprimtari për Vetpunësim (SVD). Sipas kësaj mase të personave fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur u është lejuar edhe pagesa e e paguar e tërësishme prej 75.211.500 denarë.

Shfrytëzimi i mbështetjes financiare nga ana e punëdhënësve sipas rajoneve që i administron DAP është: Shkup 5.787, Shtip 3.310, Tetovë 3.591, Strumicë 1.372, Manastir 3.252, Prilep 2.038.

Drejtoria për të Ardhura Publike për masat ekonomike të cilat i zbaton ka hapur postë elektronike të veçantë finansiska.poddrska@ujp.gov.mk ku qytetarët, punëdhënësit kontabilistët dhe palët tjera të interesuara morën
përgjigje rreth mënyrës së dorëzimit të vetë kërkesave, statusi i kërkesës, rregullimi i gabimeve të futura në kërkesa,…Në këtë email janë vendosur mbi 2.500 pyetje të cilat nga ana e nëpunësve tatimor përgjigjen.

Masën-lirim nga vlera e pagesës së akontacioneve për tatim të të ardhurave personale e kanë shfrytëzuar 680 obligues tatimor, ndërsa masën lirim nga pagesa e akontacioneve të tatimit të fitimit 818 obligues tatimor dhe atë: 165 nga veprimtaria e transportit, 126 nga veprimtaria e hotelierisë, 86 nga veprimtaria e turizmit, 441 nga veprimtaritë tjera.

Drejtoria për të Ardhura Publike si institucion ishte përfshirë edhe në përgatitjen e setit të tretë të masave ekonomike ku përfaqësuesit në mënyrë aktive morën pjesë në përgatitjen e Dekreteve për mbështetje financiare të qytetarëve dhe personave të punësuar me të ardhura të ulëta, personat e rinj dhe punonjësit shëndetësor përmes dhënies së kartelës pagesore vendore të destinuar për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve të Maqedonisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe Dekreti me fuqi ligjore për mbështetje financiare për nxitje të turizmit vendor përmes vauçerëve prej 6.000 denarë.

“Drejtoria për të Ardhura Publike mbetet e përkushtuar në zbatimin e masave ekonomike për mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë për dalje nga kriza shëndetësore ekonomike dhe kthim në funksionimin normal të rjedhave shoqërore”, citohet në kumtesën.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori