LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, çmimet e roamingut do të ulen nga 1 korriku

Maqedoni, çmimet e roamingut do të ulen nga 1 korriku

Një minutë bisedë telefonike në roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor nga 1 korrikut këtë vit do të kushtojë 3 denarë. Çmimi për thirrjet hyrëse roaming do të jetë 2,5 denarë ndërsa shërbimet e internetit do të kushtojnë 2,5 cent për megabajt. Në korrik të vitit 2020, çmimet do të ulen në mënyrë shtesë për 1,5 denarë. Mesazhet në rajon do të paguhen rreth 3,5 denarë ndërsa mesazhet hyrëse do të jenë falas. Këto janë çmimet më të reja të roamingut mes vendeve si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria, të cilat operatorët e telekomunikacionit duhet t’i respektojnë.

“Tashmë nuk është çështje e vullnetit të mirë siç ishte deri më tani. Edhe deri më tani, kishte bisedime me operatorët edhe në nivel evropian ku euro- komisarja Marija Gabriell mbajti shumë takime me operatorët, por vërejtëm se ata ishin të nxitur t’i ulin çmimet, por në bazë të vullnetit të mirë, asgjë nuk ndodhi. Kështu që, ne i imponojmë këto masa rregullatorëve dhe ata obligohen t’i respektojnë”, theksoi Sasho Dimitrioski – drejtor i AKE.


Nga operatorët e telekomunikacionit VIP dhe Telekomi të Maqedonisë shprehen se nga rregullatori, në këtë rast Agjencia për komunikime elektronike, deri më tani nuk kanë marrë udhëzime për veprim. Megjithatë, paralajmëruan se do t’i respektojnë rregullat e reja.

“Do ta respektojmë do vendim që do të merret nga Qeveria dhe rregullatori jonë në pajtim me mundësitë teknike për zbatimin në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor”, kanë deklaruar nga VIP.

“Presim informacionin zyrtar nga Ministria dhe Rregullatori lidhur me marrëveshjen në Samitin digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd dhe si çdoherë, do të veprojmë sipas akteve ligjore”, janë shprehur nga Telekomi i Maqedonisë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje rajonale ishte parakusht nga KE për fillimin e procedurës për shfuqizimin e roamingut dhe me vendet e BE-së, ka thënë për Alsat M ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, i cili para një jave nënshkroi marrëveshjen për shfuqizimin e roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimorë.

“Kjo do të harmonizohet ndërsa kishte dyshime lidhur me afatet kohore në disa vende, për këtë deri në moment të fundit nënshkrimi i marrëveshjet ishte në pikëpyetje. Kishte ankesa normale nga operatorët, që normalisht kërkonin anulimin e zbatimit”, theksoi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Kah mesi i vitit 2021, shërbimet e roamingut në rajon do të jenë falas apo do të tarifohen sikur brenda vendit. Plani është që edhe para hyrjes së Maqedoni në BE, shërbimet e roamingut me vendet- anëtare të mos paguhen. Çmimet momentale që i paguajnë qytetarët janë 14 denarë për thirrje nga vendi dhe 4 denarë për një minutë nga jashtë gjegjësisht nga vendet e rajonit. Mesazhet janë afër 5 denarë ndërsa 1 megabajt internet kushton rreth 15 denarë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori