LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Banesat edhe më të shtrenjta në vitin e dytë të krizës me coronavirus

Maqedoni: Banesat edhe më të shtrenjta në vitin e dytë të krizës me coronavirus

Çmimet e apartamenteve janë edhe më të larta në vitin e dytë të pandemisë. Banka Kombëtare njoftoi se një metër katror është më i shtrenjtë për 3.2 përqind në tremujorin e parë të 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërtuesit thonë se tani çmimet mesatare variojnë nga 1.150 deri në 1.200 euro për metër katror, ​​por që ka akoma vendbanime me apartamente nga 750 në 800 euro.


Arsyeja më e madhe e rritjes së çmimeve në tregun e pasurive të patundshme janë metalet e çmuar në bursat botërore.

Më të kërkuar janë ato nga 50 në 80 metra katrorë.

Një vit më parë, Banka Kombëtare njoftoi se apartamentet në tremujorin e parë të vitit 2020 u rritën me vetëm 1.7 përqind./Telegrafi/