Maqedoni, ajri i ndotur ndihmon kovidin, pacientët e infektuar më të rrezikuar
Sipas njoftimeve mjekësore, por edhe ekspertëve të ambientit jetësor, thuhet që qytetarët që janë të ekspozuar nga ndotja e ajrit, shumë pak janë rezistent ndaj Kovid-19. Si shkak i saj, ajri i ndotur mund të përkeqësojë simptomat e virusit, tregon hulumtimi i realizuar nga Fondi Evropian për Ballkanin, si pjesë e fushatës së “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër” me partnerë të ndryshëm të rajonit. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se ajri i ndotur globalisht rrit vdekshmërinë nga kovid me 15 për qind ndërsa në Evropë me 19 për qind. Është zbuluar gjithashtu se çdo rritje në përqendrimin e grimcave PM për mikrogram për metër kub shkakton një rritje të vdekshmërisë nga koronavirusi që arrin diku në 11 për qind. Ky është një problem me të cilin përballen vazhdimisht shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe si pasojë e drejtpërdrejtë e ndotjes së ajrit dhe pandemisë së Kovid-19, është rritja e numrit të vdekjeve gjithandej në rajon.
Ambinetalisti Afrim Osmani, për gazetën KOHA, thekson se sipas analizave ndotja ajrit ndikon drejtpërdrejtë me organet e sistemit respirator, dhe kjo jep pasoja të rënda për njerëzit në përgjithësi. “Pa u futur në ekspertizën mjekësore, por nga ajo çka shohim dhe lexojmë, mund të themi se kjo ndotje e madhe e ajrit rezulton në prekjen e organeve respiratorë sikurse që janë mushkëritë e bardha me një fjalë dëmton organet e frymëmarrjes. Sipas një analize që është bërë, thuhet se sikur të ishte matur ajri me kilogram, ne do të merrnim mbi 15 kilogram në 24 orë, pra ajër të ndotur dhe mund ta paramendoni çfarë pasojash vijnë prej saj”, deklaron Osmani.
Ndërsa sipas informacioneve të fundit, dukshëm ka një numër në rritje të provave dhe studimeve shkencore për lidhjen midis ndotjes së ajrit dhe pandemisë së Kovid-19 në rajon, por ende mungojnë studimet përkatëse mjedisore dhe epidemiologjike në Ballkanin Perëndimor. “Studimet duhet të planifikohen dhe zbatohen saktësisht për të mundësuar konkluzionet e duhura dhe masat e propozuara. Me fushatën ‘United Balkans Clean Air’, u bëjmë thirrje vendimmarrësve që të rrisin pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit shëndetësor në proceset vendimmarrëse, në mënyrë që të sigurohet integrimi në kohë i masave shëndetësore në politikat mjedisore”, thuhet në informatën e “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër”.
Fushata “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër” u iniciua nga Fondi Evropian për Ballkanin në partneritet me Eco Forum nga Zenica, Instituti për Menaxhimin e Mjedisit Territorial nga Tirana, Sbunker dhe Balkan Green Foundation nga Prishtina, Air Care nga Shkupi, OZON nga Podgorica dhe Instituti Rregullator i Burimeve dhe Mjedisit nga Beogradi. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron