LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, afati për amendamentet e Ligjit për Prokurori Publike deri pasdite

Maqedoni, afati për amendamentet e Ligjit për Prokurori Publike deri pasdite

Partitë politike që kanë vërejtje në Propozim-ligjin për Prokurori Publike deri sot pasdite duhet të parashtrojnë amendamente. Të hënën pritet që të mbahet një mbledhje e re më e gjerë ku do të bisedohet se cilët amendamente janë të pranueshëm.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dje pas takimit me grupet e punës të partive politike, që gati dy orë biseduan në Kuvend, tha se një pjesë e partive ende nuk kanë dorëzuar amendamente ndërsa një pjesë kanë njoftuar se dorëzimin e amendamenteve do ta bëjnë gjatë ditës së sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për OBRM-PDUKM që kanë dorëzuar vërejtje nga ekspertë, Deskoska tha se është kërkuar nga ato të përgatisin amendamente njëlloj si partitë politike tjera dhe t’i dorëzojnë sot deri në orën 12:00.


Nga OBRM-PDUKM i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë të organizojë takim me ekspertët juridik të cilët kanë dhënë vërejtje në debatin publik dhe bashkërisht me ato të krijojnë amendamente.

Propozim-ligji i ri për Prokurorinë Publike pritet të miratohet më 11 shkurt, atëherë kur duhet të shpërndahet përbërja kuvendare ndërsa për miratimin e këtij ligji nevojitet shumica prej dy të tretave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori