LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 50 përqind e qytetarëve do të vaksinoheshin, shumica e preferojnë vaksinën “Pfizer”

Maqedoni: 50 përqind e qytetarëve do të vaksinoheshin, shumica e preferojnë vaksinën “Pfizer”

Pesëdhjetë për qind e qytetarëve deklaruan se do të vaksinoheshin. ndërsa 34 për qind e të anketuarve thanë se nuk do të vaksinohen, ndërsa 16 për qind e qytetarëve akoma hezitojnë, tregojnë rezultatet nga anketa, të cilën e realizoi nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” (IDSCS) si pjesë e Programit për mbështetje parlamentare.

Pyetjet për vaksinat janë pjesë e anketës në terren për perceptimet e qytetarëve për punën e Kuvendit, të cilën Instituti për Demokraci “Societas Civilis” e realizoi në periudhën nga 17 shkurti deri më 10 mars 2021 në një mostër prej 1010 të anketuarve, në kuadër të Programit për mbështetje parlamentare, financuar nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.


Shumica e qytetarëve, sipas anketës, gjithsej 39 për qind e preferojnë vaksinën “Pfizer”, ndërsa e dyta është vaksina “Sputnik V” me 21 për qind.

Vaksinat “Sinofarm” preferohen pak, e cila preferohet nga 6 për qind e qytetarëve, më pas është “Moderna”, e cila preferohet nga 5 për qind e qytetarëve, ndërsa vaksina më pak e preferuar është “Astra Zeneka”, të cilën e preferojnë vetëm 3 për qind e qytetarëve.

Njëzet e shtatë për qind e qytetarëve nuk e dinë ose nuk kanë asnjë përgjigje se cilën vaksinë e preferojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori