Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas publikimit të letrës së dërguar Komandantit të KFOR-it lidhur me ngjarjen e 24 nëntorit 2024, ku Garda Ceremoniale e FSK-së ishte angazhuar në veri të vendit në një ceremoni mortore.
Në deklaratën e tij, ministri ka theksuar se letra nuk përbën asgjë të re për publikun dhe se qëllimi i saj ishte vetëm për të sqaruar rrethanat e angazhimit të FSK-së në atë zonë, duke siguruar që ky veprim nuk kishte për qëllim tensionimin e situatës.
“S’ka rizotim, por sqarim”, ka deklaruar ministri, duke shtuar se letra nuk mund të interpretohet si një rizotim, pasi për angazhimin e FSK-së në veri të Kosovës ekziston një dokument në fuqi i dhënë si zotim nga ish-Kryeministri Hashim Thaçi në prill të vitit 2013. Ky dokument përcakton kushtet e operimit dhe koordinimit mes FSK-së dhe KFOR-it në atë pjesë të vendit.
Maqedonci ka ritheksuar se personalisht nuk pajtohet me zotimin e vitit 2013, duke e cilësuar atë si të gabuar dhe të dëmshëm për ushtrinë e Kosovës me pasoja afatgjata.
Megjithatë, ai ka nënvizuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojnë këtë zotim për aq kohë sa mbetet në fuqi, duke treguar përgjegjësi institucionale.
“Përgjegjësia jonë dhe e Komandantit të KFOR-it, duke pasur parasysh ekzistencën e zotimit të vitit 2013, është të sigurojmë njëri-tjetrin që çdo angazhim ushtarak në veri të bëhet në mënyrë të koordinuar”, përfundoi ministri në reagimin e tij.
Në letër thuhet se “Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojë zotimin e bërë përmes letrës së datës 19 prill 2013 nga ish-kryeministri Thaçi, i cili zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërmerrte një mision në pjesën veriore të Republikës së Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të KFOR-it”, thuhet në letrën e Maqedoncit, dërguar Barduanit//Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar