LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit kanë mendim shumë negativ për Kosovën dhe Shqipërinë, shumë pozitiv për Serbinë

Maqedonasit kanë mendim shumë negativ për Kosovën dhe Shqipërinë, shumë pozitiv për Serbinë

Në hulumtimin e mendimit publik, i realizuar përmes thirrjeve telefonike nga Instituti për hulumtime politike në Shkup, në pyetjen “Çfarë mendimi keni për këto shtete”, numri më i madh i qytetarëve janë përgjigjur se mendim më pozitiv kanë për Serbinë, kurse më negativ për Kosovën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

33% e të pyeturve janë deklaruar negativisht për Kosovën, kurse më pak se 32% janë deklaruar negativisht për Shqipërinë. Sa i përket Greqisë, 28% e tyre kanë dhënë mendim shumë negativ.


42% janë përgjigjur shumë pozitivisht për Serbinë. Gjermania është vendi më i dëshiruar për maqedonasit, tregon anketa.

54% e qytetarëve mendojnë se asnjë shtet nuk paraqet kërcënim për Maqedoninë. Shumica e atyre që janë përgjigjur me “po”, pra që ka shtet kërcënues, e kanë zgjedhur Greqinë si kërcënim për Maqedoninë.

Serbia është shteti ku maqedonasit do të jetonin, së paku një vit, respektivisht 27% kanë dhënë këtë përgjigje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori