Manxhukov: Nëse japim atë çfarë kërkon Shqipëria, Bullgaria dhe Greqia, nuk do të na ngel asgjë

Në emisionin 'Zid' të TV Alfa, i ftuar mbrëmë akademiku Mitko Manxhukov ka folur rreth ngjarjeve të fundit politike si dhe ka theksuar se në qoftë se Maqedonia do të pranonte gjithçka që kërkojnë shtetet fqinje, atëherë Maqedonisë nuk do t'i ngel asgjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në mes tjerash ka thënë se të gjithë duan Maqedoninë ta rrëmbejnë dhe të mbetet e tyre, kurse ato janë gjëra joreale dhe se askush nuk e ndihmon këtë vend.
'Këtë tre palë që kërkojnë, Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria, në qoftë se ju japim atyre atë që ata kërkojnë, neve nuk do të na mbetet gjë', ka përfunduar akademik Manxhukov. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































