LAJMI I FUNDIT:

Manekinia e famshme për pak ka vdekur për shkak të një tamponi, vetëm reagimi i shpejtë i mjekut e ka shpëtuar

Manekinia e famshme për pak ka vdekur për shkak të një tamponi, vetëm reagimi i shpejtë i mjekut e ka shpëtuar

Manekinia Maura Higgins pësoi një shok toksik

Historinë e vet e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ku e ndjekin më shumë se 3,5 milionë, në mënyrë që të paralajmërojë të gjitha vajzat për këtë problem serioz shëndetësor

Sindroma e shokut toksik shfaqet kur bakteret hyjnë në trup, ndërsa rreziku potencial mund të jetë edhe vetëm disa djegie apo ndonjë lëndim tjetër.


Zakonisht shfaqet te gratë e reja gjatë ciklit menstrual, transmeton Telegrafi.

Si dhe përse shfaqet te gratë të cilat përdorin tamponë?

Kur depërtojnë stafilokokët apo streptokokët në gjak, ata lirojnë toksina shumë të rrezikshme. Zakonisht simptomat fillojnë me temperaturë të befasishme të lartë – mbi 38,9C.

Për disa orë, zhvillohet imazhi klinik i cili rikujton gripin – dhembje koke, dhembje fyti dhe dhembje të muskujve, kollë.

Pastaj ka të përziera, të vjella, të fikët, marramendje, konfuzion. Është e nevojshme të veprohet menjëherë me antibiotikë, dhe ndonjëherë të jepet oksigjen. Pacienti duhet të pijë shumë lëngje dhe mjeku mund të përshkruajë edhe ilaçe për të kontrolluar presionin e gjakut.

– E di që tamponi nuk duhet të qëndrojë gjatë. Kur doktori më gjeti një tampon, ai kishte tre muaj që ishte i mbërthyer në qafën e mitrës – thotë me mosbesim modelja, e cila prej kohësh nuk ndihej mirë, duke mos ditur arsyen e vërtetë të saj.

Ajo tregon se është shumë e rëndësishme të flitet hapur për çdo gjë, në mënyrë që sidomos vajzat adoleshente të jenë të vetëdijshme se çfarë mund t’u ndodhë nëse nuk e ndërrojnë tamponin në kohë.

– Ndodh që një vajzë të harrojë një tampon brenda natës. Sidomos nëse festa ishte e ndezur. Por më e rëndësishmja është që të flasim hapur për menstruacionet dhe përdorimin e tamponëve dhe të mos e fshehim në mëngë siç e kam bërë kur shkoja në tualet kur isha në shkollë të mesme – pranon Maura.

Sipas udhëzimeve për përdorimin e tamponëve, këshillohet ndryshimi i tyre çdo tre deri në katër orë. Mjekët thonë se duhet të merrni ato që janë minimalisht absorbuese si dhe të aplikoni masa maksimale higjienike gjatë përdorimit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot

Tri arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot

Psikoprofil
Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza

Ekspertja: Kur fëmijët janë të mërzitur, përdorni këto pesë fraza

Fëmija juaj
I keni shkulur më shumë seç duhet vetullat dhe doni t'i rinovoni ato? Ndiqni këta tre hapa

I keni shkulur më shumë seç duhet vetullat dhe doni t'i rinovoni ato? Ndiqni këta tre hapa

Këshilla Estetike
Përse ish-i juaj duket aq i lumtur pas ndarjes dhe si ta pranoni këtë fakt

Përse ish-i juaj duket aq i lumtur pas ndarjes dhe si ta pranoni këtë fakt

Këshilla dhe arsye
Çfarë do të thotë nëse mjeku ju thotë se “bebja është mbrapsht”?

Çfarë do të thotë nëse mjeku ju thotë se “bebja është mbrapsht”?

Sellma, preferencë e shumë yjeve në Festivalin e

Sellma, preferencë e shumë yjeve në Festivalin e "Cannes"

Grim
Kalo në kategori