Mane i shpëtoi kartonit të kuq për goditjen e Kieran Tierney me bërryl

Sadio Mane ishte sërish vendimtar në fitoren e Liverpoolit (3-1) ndaj Arsenalit në kryendeshjen e xhiros së tretë në Ligën Premier.
Mirëpo, sulmuesi ishte me fat që nuk u përjashtua nga loja vetëm pas tri minutash lojë.
Senegalezi e goditi me bërryl në fytyrë Kieran Tierneyn, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë.

Megjithatë, xhirimet kanë treguar se ai ka mundur shumë lehtë të merrte karton të kuq dhe të largohej nga loja për shkak të këtij incidenti - shkruan Daily Mail.

Nga
Telegrafi
29/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



(Foto: Screenshot/Sky Sports)

















































