LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedi është klubi më i vlefshëm në botë, Reali bie në vend të tretë

Manchester Unitedi është klubi më i vlefshëm në botë, Reali bie në vend të tretë

Pavarësisht fitimit të Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi, Real Madridi nuk mund të ngjitet në majën e një renditjeje speciale, por ka zbritur në vendin e tretë. Vendin e parë në klasifikimin e Forbes për klubet më të vlefshme të botës e ka zënë Manchester Unitedi, për herë të parë në pesë vitet e fundit.

Sipas Forbes, Djajtë e Kuq vlerësohen me 3.69 miliardë dollarë, përpara gjigantëve spanjollë, si Barcelona dhe Real Madrid. Katalunasit kanë një vlerë prej 3.64 miliardë dollarë, ndërsa Reali, i cili mbante vendin më të lartë të podiumit në katër vitet e kaluara, zbret në fund të podiumit me një vlerë prej 3.58 miliardë dollarësh.


Bayern Munich, me 2.71 miliardë dollarë dhe Manchester City me 2.08 miliardë dollarë, plotësojnë pesëshen e ekipeve më me vlerë të botës. Ndërsa në 10-she futen edhe Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Juventusi dhe Tottenham Hotspur, bën të ditur Top Channel.

Mike Ozanian, ndihmësredaktor menaxherial i Forbesit, ka thënë se rikthimi i Manchester Unitedit në krye është një tregues i fuqisë së markës së tyre dhe mendjemprehtësisë së tyre në marketing.

Djajtë e Kuq që fituan Europa League këtë sezon, pavarësisht se u renditën në vendin e gjashtë në Ligën Premier, kanë aktualisht 26 marrëveshje globale sponsorizimi, duke i përfshirë ato me Adidas, Chevrolet, 20th Century Fox dhe Uber, sikurse edhe 10 marrëveshje rajonale sponsorizimi dhe 28 sponsorë mediatikë e financiarë.

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori