Chelsea po rivalizon Manchester United për mbrojtësin e Interit, Denzel Dumfries.

Holandezi mund të katapultohet në vendin e parë në listën e dëshirave të trajnerit të The Blues, Graham Potter për afatin kalimtar të janarit, raporton Sportitalia.


Thuhet se bashkëpronari i Bluve, Todd Boehly, është befasuar paksa nga çmimi i madh që po kërkon Interi për 26-vjeçarin, por londinezët nuk janë dorëzuar.

Dumfries 1

Gjigantët italianë thuhet se duan nga 55 deri në 60 milionë euro për ish-asin e PSV Eindhoven.

Por, një ndërlikim të madh mund të këtë edhe interesimi i Manchester United  me trajnerin Eric ten Hag.

Dumfries

Trajneri i Manchester United thuhet se e konsideron Dumfriesin si një zëvendësues ideal nëse ai humbet mbrojtësin e djathtë Diogo Dalot ose Aaron Wan-Bissaka. /Telegrafi/

telegrafi sport app