Manchester United iu vendos çmimet lojtarëve që janë në shitje – pretendojnë të fitojnë afërisht 300 milionë euro

Manchester United mund të shpenzojë 140 milionë euro në këtë afat kalimtar dhe blerja e Mason Mount dhe marrëveshja e afërt me Andre Onana, ka bërë që klubi për të fituar para të shes një numër të lojtarëve aktual të skuadrës.
Blerja e Mason Mount zbrazi 70 milionë euro nga arkat e Man Utd, ndërsa klubi mund të harxhojë në maksimum 140 milionë euro këtë afat kalimtar shkaku i rregullave të Ligës Premier. Shtoja kësaj që duhet të blejë edhe një portier, pasi David de Gea është larguar.
Andre Onana i Interit shihet si ideal dhe çmimi i tij është 55 milionë euro dhe kjo shumë pritet të paguhet.
Klubi ka qenë tejet i pakujdesshëm kur bëhet fjalë për shitjen e lojtarëve, duke fituar vetëm 155 milionë euro që nga viti 2013, më e ulëta nga ekipet e tjera kryesore të Ligës premier.
Por Man United aktualisht ka shumë lojtarë nga të cilët mund të fitojnë para dhe shitja e tyre do të hapte rrugën për blerje të rëndësishme, sidomos në fazën e sulmit, ku po kërkohet një numër nëntë.
Jadon Sancho (58 milionë euro )
































































