Është mbyllur afati kalimtar në Angli të enjten pasdite, ka nuk kanë munguar goditjet e mëdha në minutat e fundit.

Goal.com ka zgjedhur klubet dhe individët që janë dal fitues dhe humbës në këtë afat.


Fitues: Harry Maguire

Manchester United arriti të bëjë një nënshkrim me rëndësi si Harry Maguire.

Ai i jep Unitedit diçka që atyre iu mungonte gjatë sezoneve të fundit - një emër i vendosur në zemër të mbrojtjes dhe me shumë vite të mira në karrierën e tij përpara tij.

Maguire zyrtarisht është mbrojtësi më i shtrenjtë në Ligën Premier.

maguire 2


Humbës: Ed Woodward

Megjithatë blerjet e Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James, ka ende shumë me rezerva mbi blerjet e tij te Manchester United dhe përgjegjësia bie mbi nënkryetarin ekzekutiv Ed Woodward.

Klubi humbi emra si Romelu Lukaku e Ander Herrera dhe mund ta humb edhe Paul Pogban.

Mbrojtja pa dyshim që është forcuar, me Wan-Bissaka dhe Maguire  që të dy kushtuan 158 milionë dollarë.

ed woodward manchester united 2018 19 rgy7d0ooe10517rzkri3ab

Woodward është dashur të bëjë më shumë dhe të mos paguajë aq shtrenjtë.


Fitues: Arsenali

Kur Arsenali nuk arriti ta zë një vend në Ligën e Kampionëve, klubi humbi ehe mundësinë e blerjeve të mëdha.

Mungesa e Ligës së Kampionëve e la pa para klubin dhe u desh një strategji e re.

Nicolas Pepe erdhi si blerja më e madhe nga Lille për 72 milion funte.  Dani Ceballos erdhi si huazim nga Real Madridi. Gunners e siguruar edhe David Luizin nga Chelsea.

dani ceballos arsenal e3d07652vx7z1klu8w872ybwg

Ndërkohë, Kieran Tierney nga Celtic shtë një tjetër nënshkrim i shkëlqyeshëm në një pozicion që i duhej.

davidluiz 1

Aaron Ramsey, Danny Welbeck, Petr Cech, Laurent Koscielny, janë lojarët e larguar, që e lirojnë edhe në paga klubin.


Humbës: Liverpooli

Pas një sezoni të mirë kue  fituan Ligën e Kampionëve dhe i shkuan afër titullit, Liverpooli nuk ka lëvizur shumë.

Edhe kështu ata do të duhet të kenë edhe një sezon tjetër të nivelit botëror, duke e rivalizuar Manchester Cityt dhe në të gjithë Evropën – me klube si Real, Barcelona dhe Juventus, që kanë shpenzuar para të mëdha.

Jurgen Klopp ka qenë besnik i grupit të tij që janë kampionë evropian.

jurgen klopp liverpool 2019 1expq4cl50ibb1jp2z1402i0yu


Fitues: Ravel Morrison

Shumë ish-lojtarë të United, përfshirë edhe Rio Ferdinand, e kanë përshkruar Ravel Morrison si lojtarin më të talentuar që ata kanë luajtur së bashku.

Por ai për një arsye apo një tjetër, nuk e ka treguar atë që të tjerët e kanë pritur.

Ka pesë vite qëkurse Morrison e ka shkelmuar topin në Ligë Premier dhe ai do të kthehet përsëri, duke luajtur me Sheffield United.

Nëse Morrison qëndron i aftë dhe i përqendruar, ai mund të bëhet një lojtar vdekjeprurës.

morrison 7


Humbës: Wilfried Zaha

Një afat kalimtar që kishte shumë lajme për Wilfried Zaha që donte largimin nga Crystal Palace, por kalimi i tij te Everton dështoi.

Arsenali ishte i interesuar në një fazë, por preferoi një marrëveshje me Pepe.

wilfried zaha crystal palace 2019 uttcuatjbco218mmc92up5rjj

Si i tillë, Zaha ka ngecur aty ku është tani.  Zaha është një lojtar i cilësisë më të lartë, i cili e ka treguar me kohë.  /Telegrafi/

telegrafi sport app