Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, planifikon të shesë kapitenin Harry Maguire verën e ardhshme, shkruan The Guardian.

Mediat britanike sqarojnë se Man United do të shqyrtojë ofertat që vijnë për mbrojtësin 29-vjeçar në mënyrë që të ketë para për të rindërtuar skuadrën.


Kujtojmë se ‘Djajtë e Kuq’ e kanë paguar Maguire plotë 87 milionë euro tre vite më parë, por The Guardian thekson se drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se do të humbasin para nga shitja e tij.

maguire 3

Ten Hag u bë trajner i Man Utd këtë verë dhe dyshja e tij e parë e mbrojtjes janë Raphael Varane dhe Lisandro Martinez.

Maguire ka rënë në plan të dytë që kur u largua Ole Gunnar Solskjaer, i cili e solli nga Leicester City në vitin 2019.

maguire ronaldo

Megjithatë, Ten Hag shpesh ka thënë se e admiron profesionalizmin e Maguire, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet. /Telegrafi/

telegrafi sport app