LAJMI I FUNDIT:

Manchester City po konsideron mundësinë për të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Ligës Premier

Manchester City po konsideron mundësinë për të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Ligës Premier

Ndryshimet e propozuara të rregullave të Ligës Premier mbi marrëveshjet tregtare mes palëve raportohet se janë sfiduar nga një klub që besohet të jetë Manchester City.

Liga Premier dëshiron që të shtrëngojë rregullat e transaksioneve, gjë e cila do t’i ndalonte ekipet që të jenë në gjendje të nënshkruajnë marrëveshje tregtare me çmime të fryra me sponsorët me të cilët klubi ose pronarët mund të kenë lidhje të ngushta.

Sky News ka raportuar se Liga Premier iu ka thënë 20 klubeve të tyre anëtare se njëra prej tyre ka paralajmëruar fillimin e procedurave të mundshme të arbitrazhit për të ndaluar ndryshimet në vazhdim.


Me 115 akuza të ngritura për shkelje financiare tashmë mbi ta, City besohet se është klubi i cili do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj instancave të lartë të futbollit anglez.

UEFA publikon raportin financiar, mësohen shifrat e çmendura që fituan klubet në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu UEFA publikon raportin financiar, mësohen shifrat e çmendura që fituan klubet në Ligën e Kampionëve

Kur Sheikh Mansour mori drejtimin e klubit në vitin 2008, kjo bëri që familja mbretërore të përfitonte 210 milionë euro (410 milionë gjatë asaj kohe).

Në maj të vitit 2023, revista Forbes vlerësoi pasurinë e Man Cityt 3.92 miliardë dollarë, duke i vendosur ata në pozitën e pestë si klubi më i vlefshëm në botë, vetëm pas Real Madridit, Manchester United, Barcelonës dhe Liverpoolit.

Një seancë dëgjimore nuk ka filluar ende një vit pas 115 akuzave të ngritura kundër Cityt nga Liga Premier për shkelje të ndryshme të rregulloreve financiare midis 2009 dhe 2018, për shkak se kompleksiteti i çështjes nuk ka gjasa të sjellë një zgjidhje së shpejti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori