LAJMI I FUNDIT:

Manchester City i bashkohet garës për Denis Zakarian

Manchester City i bashkohet garës për Denis Zakarian

Denis Zakaria ka vendosur përfundimisht mos të vazhdojë kontratën me Borussia Moenchegladbach.

Mesfushori zviceran është futur në vitin e fundit të kontratës dhe në verën e vitit 2022 është i lirë të largohet nga klubi pa dëmshpërblim.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha të futen në garë për të, derisa së fundmi garës i është bashkuar edhe Manchester City.


Pep Guardiola e pëlqen shumë zviceranin dhe e dëshiron në skuadër si zëvendësim të brazilianit Fernandinho që do të pensionohet.

Mediat në Angli kanë raportuar se tanimë drejtuesit e Cityt kanë kontaktuar agjentët e lojtarit për ta pyetur nëse ka interesim për tu transferuar në Angli.

Gjithsesi City nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi gara për Zakarian është e madhe.

Roma, Juventus, Napoli, Barcelona, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund janë skuadrat tjera që duan shërbimet e mesfushorit zviceran.

24-vjeçari ka treguar formë të lartë këtë edicion, ku në gjashtë ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër, edhe pse pozita e tij në fushë është ajo e mesfushorit defensivë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori