LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Nuk kishte marrëveshje në Kuvend, më herët OBRM-PDUKM kërkoi amnisti

Mançevski: Nuk kishte marrëveshje në Kuvend, më herët OBRM-PDUKM kërkoi amnisti

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, pas seancës së Komisionit për transport dhe lidhje tha se dje deputetët e OBRM-PDUKM-së ka kërkuar amnisti, si dhe kanë pasur kërkesë për shlyerjen e nenit 165 nga Ligji penal, por edhe kërkesa tjera.

“Reformat në media dhe të gjithë reformat janë penguar për shkak të interesave personale. Ligji është bllokuar dhe po flitet për gjithçka, ndërsa kjo është për shkak të kërkesës për amnisti. U bëj thirrje anëtarëve të AASHAM dhe RTVM në virtytet dhe guximin e tyre që të tërhiqen. Duhet të vazhdojmë me reformat, kemi rezultate katastrofale”, tha Mançevski.


Ai tha se OBRM-PDUKM po i pengon reformat në media sepse nëpërmjet ndryshimeve të ligjeve kërkon zgjidhje për amnisti, ndërsa deputetët e shumicës nuk e lejojnë.

Për shkak kërkesës për , dje ka qenë e penguar koordinimi, ku harmonizohen ligjet për Qeverinë dhe për financimin e partive politike. /Telegrafi/