LAJMI I FUNDIT:

Mançevski-Gabriel: Maqedoni të kyçet në nismën për 5G

Mançevski-Gabriel: Maqedoni të kyçet në nismën për 5G

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski sot në takimin me eurokomisioneren për Ekonomi Digjitale dhe Shoqëri, Maria Gabriel e shfaqi idenë e gatishmërisë së Maqedonisë të kyçet në nismën 5G, që më parë ishte nënshkruar nga Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Eurokomisionerja Gabriel mbështeti gatishmërinë e Maqedonisë dhe ka ofruar ndihmën e plotë nga Komisioni Evropian për realizimin e kësaj ideje”, njoftojnë nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës së Republikës së Maqedonisë.

Në takimin e Mançevskit me Gabriel, ku ka marrë pjesë edhe drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknoligkik, Jovan Despotoski, që mbahet në kuadër të Startup Summit 2018, në Sofje, Bullgari, është biseduar edhe për më shumë ema në fushën e digjitalizimit të Maqedonisë dhe bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ministri Mançevski dhe Despotovski kanë paraqitur konceptim e parkut shkencor-teknologjik që është në fazën përfundimtare të përgatitjes, ndërsa eurokomisionerja Gabrial ka shprehu interesimin për fillimin e vitit të ardhshëm ta vizitojë dhe në këtë mënyrë ta mbështes këtë proces.

“Eurokomisionerja Maria Gabrial, konfirmoi rëndësinë e kyçjes së Shqipërisë dhe Kosovës, drejt marrëveshjes së nënshkruar midis Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, për uljen e çmimeve të roamingut, që më vonë do të hiqeshin të gjitha çmimet për roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2021”, kumtojnë nga MShIA./Telegrafi/