LAJMI I FUNDIT:

Manastiri i Deçanit kërkon mbrotje nga KFOR-i

Manastiri i Deçanit kërkon mbrotje nga KFOR-i

Manastiri i Deçanit në llogarinë zyrtare në Twitter, ka thënë se këtij monumenti fetar i duhet mbrojtja e KFOR-it edhe për shkak se s’ka siguri stabile për popullin serb në Kosovë.

Ata kanë rikujtuar një incident të para 6 viteve.


“Pas katër sulmeve të armatosura nga ekstremistët shqiptarë, grafiteve ISIS në muret tona dhe arrestimi i një grup të armatosur pranë dyerve në 2016, qeveria e Kosovës vazhdon të mos e respektojë ligjin dhe vendimet e gjykatës. Po ashtu mbrojtja nga KFOR-i është e nevojshme për shkak të jostabilitetit të përgjithshëm politik, ligjor dhe të sigurisë për popullin tonë në Kosovë, pasi autoritetet kosovare sillen sikur këtu është territor etnikisht i pastër shqiptar. Manastiri i Deçanit dhe Kisha Ortodokse Serbe janë të ekspozuara ndaj mohimit konstant të identitetit dhe të drejtave tona me gjuhën e urrejtjes në media”, thuhet në postim.

“Jemi të kërcënuar në Kosovë” dhe u duhet mbrojtje speciale nga KFOR-i.

“Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë mbetet e përcaktuar për të ruajtur identitetin, traditën, të drejtat pronësore dhe lirinë fetare. Përderisa ne jemi të kërcënuar në Kosovë(Sipas raporteve të UNESCO, Europa Nostra dhe organizatave tjera ndërkombëtare” neve na nevojitet mbrojtje shtetërore dhe siguri nga KFOR-i”, thuhet tutje.

Së fundmi në departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2021 mbi Liritë Fetare në Kosovë. Aty përmendet moszbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit dhe thirrjen që ambasada e SHBA-së ka bërë që i njëjti vendim të implementohet nga Qeveria e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori