Manchester United pritet ta prezantojë zyrtarisht Benjamin Seskon këtë fundjavë në ‘Old Trafford’, përpara ndeshjes miqësore ndaj Fiorentinës në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. 

Sulmuesi slloven është duke kryer pjesën e dytë të kontrollit mjekësor dhe do t’i bashkohet ‘Djajve të Kuq’ nga RB Leipzig për një shumë totale që mund të arrijë deri në 74 milionë euro. 


Ai bëhet përforcimi i katërt i verës për United, teksa trajneri Ruben Amorim vazhdon rindërtimin e skuadrës. 

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Sesko do ta përfundojë së shpejti testin mjekësor dhe më pas do të prezantohet para tifozëve në ‘Old Trafford’, të shtunën, përpara përballjes me Fiorentinën. 

United ka arritur marrëveshje me Leipzig për një shumë prej 66.3 milionë eurosh, ndërsa me bonuse të mundshme, shifra mund të shkojë në afro 74 milionë euro.  

22-vjeçari vjen në ‘Old Trafford’ me një rekord të spikatur realizimesh, pasi ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër nën moshën 23 vjeç në pesë ligat kryesore të Evropës gjatë dy sezoneve të fundit. 

Pritshmëritë për të janë të larta, sidomos pas një sezoni zhgënjyes të Manchester United nën drejtimin e Amorimit. 

Me ardhjen e Seskos, pritet që Rasmus Hojlund të humbasë statusin si sulmuesi kryesor i skuadrës./Telegrafi/

telegrafi sport app