Man Utd synon fitoren e radhës në ndeshje ndaj Southamptonit, formacionet zyrtare

Southamptoni dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë mysafir të Southamptonit në ndeshjen e javës së dytë, e cila zhvillohet në St. Mary's Stadium nga ora 15:00.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen nga një fitore e madhe ndaj Leeds United dhe synon tri pikët e radhës në këtë fillim sezoni.
Në anën tjetër, vendasit kanë humbur ndeshjen e javës së parë dhe duan pikët e para në këtë sezon.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Southampton: McCarthy; Livramendo, Stephens, Salisu, Perraud; Romeu, Ward-Prowse; Walcott, Djenepo, Adams; Armstrong;Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, Matic; Pogba, Fernandes, Greenwood; Martial;/Telegrafi/





















































