LAJMI I FUNDIT:

Man Utd mëson çmimin që duhet të paguajë për shërbimet e Edson Alvarez

Man Utd mëson çmimin që duhet të paguajë për shërbimet e Edson Alvarez

Manchester United raportohet se ka mësuar se sa para duhet të paguajnë për të nënshkruar me Edson Alvarez nga West Hami, pasi kërkuan informacion për shërbimet e meksikanit.

Alvarez nuk është një lojtar i panjohur për Erik Ten Hag, pasi ai kishte shkëlqyer nën urdhrat e teknikut holandez gjatë kohës sa punuan së bashku tek Ajaxi.

Dyshja fituan së bashku disa tituj dhe Ten Hag është i etur që ta sjellë atë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm sipas Sky Germany.


Përkundër rëndësisë që ka Alvarez në ekip, West Hami nuk është tërësisht ndaj idesë për ta shitur atë. Çmimi i kartonit të tij sillet mes 60-80 milionë eurosh, duke reflektuar vlerën e tij në treg dhe kualitetin që ai mund t’i sjellë çdo ekipi.

Me Casemiron që është në perëndim të karrierës, Unitedi po kërkon një zëvendësues adekuat dhe njohja e Ten Hag me Alvarez është një shtresë besimi për transferimin e tij.

Juventusi i propozon një marrëveshje të madhe shkëmbimi Manchester Unitedit
Lexo po ashtu Juventusi i propozon një marrëveshje të madhe shkëmbimi Manchester Unitedit

Fakti që Alvarez mund të luajë në role të ndryshme në mesfushë, qoftë si mesfushor me detyra defanzive apo edhe në një pozicion më ta avancuar, e bën atë një aset të çmueshëm për Ten Hag.

Raporti shton se Unitedi e ka vlerësuar situatën e Alvarezit dhe planet e tyre për të ardhmen. Sidoqoftë, asnjë ofertë formale nuk është bërë deri më tani dhe negociatat janë në fazën preliminare.

“Djajtë e Kuq” janë gjithashtu të interesuar për Joao Neves të Benficës, por klauzola e tij prej 104 milionë eurosh e bën atë një opsion gati të pamundur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

Marcos Lorente befasoi me syze 'anti-ekran' pas ndeshjes me Barcelonën - apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

La Liga
Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

La Liga
Kalo në kategori