LAJMI I FUNDIT:

Man Utd ka siguruar shërbimet e Eriksen, për danezin planifikohen kontrolle të rrepta mjekësore

Man Utd ka siguruar shërbimet e Eriksen, për danezin planifikohen kontrolle të rrepta mjekësore

Christian Eriksen mund të quhet një futbollist i ri i Manchester United, por ende jemi në pritje të zyrtarizimit.

Mesfushori danez pas problemeve shëndetësore që pati qëndroi gjashtë muaj jashtë fushave, derisa nga janari u aktivizua me klubin anglez Brentford.

30-vjeçari pati paraqitje shumë të mira me Brentford ku në11 ndeshje shënoi një gol dhe asistoi në katër të tjerë.


Djajtë e Kuq kanë siguruar tanimë shërbimet e Eriksen i cili ka pranuar transferimin në Old Traford ku do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Këtë javë janë planifikuar që të mbahen edhe testet mjekësore me danezin që e pret një punë e vështirë.

‘Manchester evening news’ ka raportuar se drejtuesit e United kanë planifikuar t’i bëjnë testet mjekësore danezit këtë javë, teste që do të jenë të rrepta pasi Djajtë e Kuq janë të vetëdijshëm se Eriksen mund të ketë probleme të tjera.

Gjithsesi vet danezi ka pranuar që të ketë teste të rrepta mjekësore pasi ai është i sigurt se nuk ka më asnjë problem shëndetësor dhe është i etur për tu transferuar në Old Traford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Boks
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Premier League
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Kalo në kategori