LAJMI I FUNDIT:

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Manchester United ka filluar që të konsiderojë një ndryshim në stafin e trajnerëve pas një serie të dobët rezultatesh, sipas raportimeve në Spanjë dhe ka një listë të ngushtë prej tri emrash që është zbuluar. 

Ruben Amorim së fundmi pranoi se ai po ‘lufton për punën e tij’ në pjesën e dytë të sezonit teksa ekipi i tij po vazhdon të ketë vështirësi në të gjitha garat. 

Përveç se tashmë janë të eliminuar nga Carabao Cup dhe FA Cup këtë sezon, United momentalisht qëndron në pozitën e 14-të në Ligën Premier, pasi kanë marrë vetëm nëntë fitore nga 27 të mundshme. 


Që prej se mori frenat e klubit në nëntor, Amorim ka humbur tetë nga 16 ndeshje në kampionat, ani pse forma e tyre e mirë po vazhdon në Ligën e Evropës si një shpresë në këtë periudhë të turbullt. 

Mes vështirësive të tyre, një raportim nga mediumi spanjoll Fichajes sugjeron se po punohet në prapaskena në ‘Old Trafford’, pasi tashmë po analizohen disa zëvendësues të mundshëm në rast se situata nuk përmirësohet në muajt në vazhdim. 

Tre emra përmenden në raport, ku i pari është ish-përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low. 

65-vjeçari i cili dha dorëheqje nga posti i trajnerit tek Gjermania në vitin 2021, thuhet se është një opsion atraktiv për shkak të aftësisë për të mbajtur nën kontroll dhomën e zhveshjes me yje. 

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë
Lexo po ashtu Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Julen Lopetegui është një tjetër kandidat potencial. Ish-trajneri i Real Madridit, Sevillës dhe West Hamit është një profil që pëlqehet sipas raportit, për shkak të aftësisë së tij për të rindërtuar projekte dhe për t’i bërë ekipet konkurruese. 

Emri i fundit i përmendur është ai i Massimiliano Allegrit, i cili që një kohë të gjatë është lidhur me një kalim në Ligën Premier. 

Ai besohet të jetë një alternativë solide për shkak të eksperiencës së tij në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe sukseseve në Serie A./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori