LAJMI I FUNDIT:

Man United po monitoron tre lojtarë të Bayernit në një ‘plan dinak’ për transferimin e tyre

Man United po monitoron tre lojtarë të Bayernit në një ‘plan dinak’ për transferimin e tyre

Manchester United thuhet se kanë shprehur interesim për transferimin e tre lojtarëve të Bayern Munichut.

United kompletoi disa marrëveshje me gjigantin gjerman gjatë kësaj vere duke transferuar dyshen Noussair Mazraoui dhe Matthijs De Ligt.

Sidoqoftë, këto transferime nuk kanë mjaftuar që ‘Djajtë e Kuq’ të gjejnë formën pasi ata momentalisht gjenden në pozitën e 14-të në Ligën Premier dhe kanë pesë ndeshje pa fitore.


Përkundër faktit që shpenzuan pothuajse 180 milionë euro në afatin e fundit kalimtar, United mund të shikojë ta përforcojë ekipin edhe më shumë në verën e vitit të ardhshëm.

Është e qartë se ata kanë nevojë për më shumë kreativitet dhe qartësi në fazën e sulmit për të arritur sukses këtë sezon.

Raportimet nga Sky Germany sugjerojnë se United po monitoron tre lojtarë të Bayernit pasi thuhet se ata janë të interesuar për Leon Goretzkan, Leroy Sane dhe Alphonso Davies.

Artikulli shpjegon se si gjiganti anglez do të preferonte të nënshkruante me Davies si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij në fund të sezonit, por këtë synon ta bëjë edhe Real Madridi.

Sa për Sanen, ish-ylli i Man Cityt ka humbur minutat e tij nën urdhrat e Vincent Kompanys me këtë të fundit që po preferon të luajë më shumë me Serge Gnabryn.

28-vjeçari ishte pjesë e ekipit të Gjermanisë për Euro 2024 dhe ishte raportuar se ai do të hap bisedimet me bavarezët për rinovimin e kontratës pas përfundimit të kësaj gare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Premier League
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori