LAJMI I FUNDIT:

Man United nuk po ndalet me transferime – planifikohet blerja e yllit të Chelseat

Man United nuk po ndalet me transferime – planifikohet blerja e yllit të Chelseat

Manchester United po planifikon transferimin befasues të mbrojtësit të Chelseat, Ben Chilwell, teksa po synojnë t’i shtojnë konkurrencën anglezit Luke Shaw.

Sipas Daily Mail, ‘Djajtë e Kuq’ kanë shprehur interesim serioz për Chilwell pasi duan ta përforcojnë fazën e mbrojtjes.

Pasi finalizuan marrëveshjen për transferimin e Joshua Zirkzee, klubi tani do të mbajë takimin e radhës ku do të diskutohen marrëveshjet e tjera gjatë afatit kalimtar veror.


Klubi ka qenë në bisedime për të nënshkruar me Matthijs De Ligt nga Bayern Munichu, ndërsa do të konsiderojnë një ofertë të dytë për mbrojtësin e Evertonit, Jarrad Branthwaite.

Një legjendë po rikthehet te Man Utd, por tani në rolin e ndihmës trajnerit
Lexo po ashtu Një legjendë po rikthehet te Man Utd, por tani në rolin e ndihmës trajnerit

Ata gjithashtu po kërkojnë që t’i shtojnë konkurrencën anglezit Luke Shaw në pozitën e mbrojtësit të majtë andaj Chilwell po konsiderohet si opsion real.

The Telegraph kishte raportuar javën e kaluar se Chilwell mund ta shohë veten si tepricë për nevojat e Enzo Marescas këtë verë, pasi trajneri i ri i Chelseat po kërkon lojtar që mund të luajnë në pozita të ndryshme.

‘Djajtë e Kuq’ do të rikthehen në stërvitje të hënën, para se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aty ku do të luajnë disa ndeshje miqësore ndaj Liverpoolit, Arsenalit dhe Real Betisit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori