Manchester Unitedi është duke u lidhur me mbrojtësin e Interit, Joao Cancelo.

Cancelo është në huazim në Inter këtë sezon nga Valencia, por italianët kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.


Megjithatë, e ardhmja e mbrojtësit portugez është ende në ajër ndërsa tregu i verës afrohet edhe më shumë.

Mediumet italiane raportojnë se në garë për portugezin tani ka edhe skuadra tjera dhe jo vetëm Interi.

Cancelo 1  Cancelo është njëri nga lojtarët më të mirë të Interit në këtë gjysmë sezon (Getty Images)

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, agjenti i njohur Jorge Mendes ka folur me Unitedin për të diskutuar disponueshmërinë e tyre të transferimit në fund të sezonit.

Cancelo mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes me katër dhe është në dispozicion nga Los Che këtë verë.

Në garë për shërbimet e tij thuhet se është edhe gjiganti tjetër italian, Juventusit.

Çmimi i lojtarit mendohet se sillet rreth 30-35 milionë euro. /Telegrafi/