LAJMI I FUNDIT:

Man City merr një fitore të thellë dhe ‘gjunëzon’ Ipswich Town

Man City merr një fitore të thellë dhe ‘gjunëzon’ Ipswich Town

Manchester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-0 në udhëtim ndaj Ipswich Town në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit anglez.

Për të hapur serinë e golave u përkujdes Phil Foden i cili në minutën e 26-të realizoi për 1-0 pas asistimit të Kevin De Bruynes.

Vetëm pak minuta më vonë, gol shënoi edhe Mateo Kovacic (30’) që realizoi për 2-0 në cepin e majtë të portierit vendas.


City nuk u ndal më kaq dhe gjeti edhe golin e tretë me Foden, i cili në minutën e 42-të realizoi për 3-0 në portën e boshatisur.

Me të filluar pjesa e dytë rrjetën e gjeti edhe Jeremy Doku i cili në minutën e 49-të me ndihmën e një devijimi shënoi për 4-0.

Doku ishte pjesëmarrës edhe tek goli i pestë, kësaj radhe në rolin e asistuesit për Erling Haaland që realizoi për 5-0.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes James McAtee që në minutën e 69-të shënoi për 3-0 me kokë në portën e boshatisur.

Me këtë fitore Man City tashmë është ngjitur në pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore