LAJMI I FUNDIT:

Man City konfirmon transferimin rekord të klubit, Rodrin

Man City konfirmon transferimin rekord të klubit, Rodrin

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll, Rodri, i cili vjen nga Atletico Madridi si transferim rekord për klubin anglez.

Kampionët e Ligës Premier kanë bërë një transferim të madh këtë verë, pasi kanë konfirmuar blerjen e Rodrit nga Atletico.

Blerja e Rodrit thuhet se i ka kushtuar Cityt plot 62.6 milionë funte ose 70 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lojtarit dhe është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit anglez.


Rodri, dirigjenti më i ri i Guardiolas te Manchester City: Këta ishin mesfushorët e preferuar të Pep prej se ai është trajner
Lexo po ashtu Rodri, dirigjenti më i ri i Guardiolas te Manchester City: Këta ishin mesfushorët e preferuar të Pep prej se ai është trajner

“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e mesfushorit spanjoll Rodri”.

“23-vjeçari bashkohet me një marrëveshje pesëvjeçare nga Atletico Madrid dhe ndjek Angelinon duke u bërë nënshkrimi i dytë i verës për Pep Guardiolan”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Ardhja e re e Cityt ka zgjedhur gjithashtu edhe numri që do ta mbaj për sezonin 2019/20.

Reprezentuesi spanjoll, i cili mbante numrin 14 te Atletico, do të marrë fanellën me numër 16 te City.

Këtë numër në të kaluarën e ka mbajtur sulmuesi Sergio Aguero, i cili tani mban fanellën me numër 9. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Kalo në kategori