LAJMI I FUNDIT:

Man City etiketon pasuesit e mundshëm nëse Guardiola largohet

Man City etiketon pasuesit e mundshëm nëse Guardiola largohet
Pep Guardiola (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka filluar të mendojë zëvendësuesit e mundshëm të trajnerit Pep Guardiola, i cili mund të largohet në verë.

Kampioni anglez po përballet me një ndalim dy-vjeçar nga Liga e Kampionëve dhe një dënim prej 30 milionë eurosh.

Nëse ky dënim konfirmohet, kjo gjë mund të bëjë që Guardiola të largohet në fund të sezonit.


Tani largimi i Pep Guardiolas është pothuajse i sigurt pas përjashtimit të Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Tani largimi i Pep Guardiolas është pothuajse i sigurt pas përjashtimit të Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve

Sipas mediumit The Telegraph, drejtuesit e klubit nga Etihad tani kanë filluar të mendojnë për pasuesit e mundshëm të trajnerit katalunas nëse largohet.

Emrat më të përfolur për ta pasuar Guardiolan janë ish-trajneri i Tottenham Hotspurs, Mauricio Pochettino dhe trajneri aktual i Leicester Cityt, Brendan Rodgers.

Pochettino aktualisht është i disponueshëm dhe ka treguar se pëlqen të drejtoj përsëri në Ligën Premier, ndërsa Rodgers vështirë se largohet pas shkëlqimit te Leicester këtë sezon.

Në anën tjetër, Guardiola nëse vendos të largohet, destinacionet më të mundshmë për të janë Barcelona dhe Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori