Man City është i gatshëm të paguajë një shifër rekord për transferimin e yllit anglez

Manchester City janë të gatshëm të paguajnë një shumë rekord botëror për të transferuar një nga objektivat e tyre kryesore këtë verë, sipas raportimeve.
Pas një valë afrimesh gjatë verës, City e forcuan më tej skuadrën në afatin kalimtar të janarit duke sjellë Antoine Semenyo dhe Marc Guehi nga Bournemouth dhe Crystal Palace.
Të dy lojtarët kanë shtuar cilësi shtesë në skuadrën e Pep Guardiola dhe kanë ndihmuar në ngushtimin e diferencës së Cityt me Arsenalin në garën për titullin e Ligës Premier.
Megjithatë, duket se City po vazhdojnë të kërkojnë në Ligën Premier dhe po shtyjnë për të nënshkruar me mbrojtësin e Neëcastle United, Tino Livramento.
Sipas Graeme Bailey të TEAMTalk, City po e ndjekin Livramento që nga vera e kaluar, pasi janë impresionuar nga paraqitjet e tij me “Laraskat”.
Me shpejtësinë dhe energjinë e tij, ata besojnë se ai mund të jetë pasardhësi afatgjatë i Kyle Walker.
Matheus Nunes është transformuar në një mbrojtës të djathtë të shkëlqyer te City dhe ka bërë pozicionin të vetin. Megjithatë, Livramento konsiderohet një përmirësim i madh dhe mund të luajë edhe në krahun e majtë, ku Nico O'Reilly kishte luajtur deri sa Rayan Ait-Nouri gjeti ritmin e tij.

City janë të gatshëm të paguajnë një shumë rekord për të siguruar Livramenton, ndërsa Newcastle dëshiron të qëndrojë në rreth 81 milionë euro nëse nuk arrin ta lidhë me një kontratë të re.
City kishte paguar rreth 58 milionë euro për të transferuar Walker në 2017 dhe rreth 66 milionë për të blerë Joao Cancelon nga Juventusi në 2019, shuma më e lartë në Britani për një mbrojtës në atë kohë.
Rekordi botëror për një mbrojtës mbahet nga transferimi i Achraf Hakimi nga Interi te Paris Saint-Germaini në 2021 për rreth 70 milionë euro./Telegrafi/


















































