Man City dhe Chelsea rivalizojnë Real Madridin për Eriksenin

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen pëlqehet shumë nga dy skuadrat rivale angleze, Manchester City dhe Chelsea.
Eriksen ka edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin londinez, Tottenhamin dhe palët janë afër marrëveshjes së rinovimit.
Situata e krijuar e mesfushorit danez ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij.
Gjiganti spanjoll, Real Madridi llogaritet si favorit për të transferuar 26-vjeçarin në Santiago Bernabeu, por tani ka konkurrencë të fortë.

Dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Chelsea janë të etura për të mbajtur mesfushorin danez në Ligën Premier.
Sipas gazetës spanjolle AS, City dhe Chelsea e kanë sinjalizuar interesimin e tyre për të nënshkruar me lojtarin e Tottenhami.
Edhe një burim i gazetës AS ka zbuluar interesimin e shumë skuadrave për Eriksenin.
"Është e vështirë të përmendim vetëm një klub të veçantë të nivelit të lartë, të cilët mbajnë sytë ngushtë tek ai ... sepse ka skuadra nga Anglia, Spanja, Italia dhe Gjermania", ka thënë burimi i gazetës AS. /Telegrafi/





















































